Arrestohet ish drejtori i OSHEE Mirditë, goditi me sende të forta bashkëfshatarin

Arrestohet ish drejtori i OSHEE Mirditë, goditi me sende të forta bashkëfshatarin

Foto ilustruese

Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Nikolli është vënë në prangat e policisë, me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

Urdhri i ndalimit është bërë me kërkesë të prokurorisë së Lezhës dhe miratim të gjykatës, pasi rezulton te jetë përshire në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti dhe nga veprimet hetimore dhe akti i ekspertimit, organi i akuzës ka arritur të provojë se Altin Nikolli ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pas ngjarjes të plagosurit dhe ju gjet dhe një armë zjarri dhe ju komunikua urdher ndalimi në Spital, por disa muaj më vonë prokuroria ka arritur të provojë se arma nuk ka qenë e të plagosur, ndërsa autor i ngjarjes rezulton të jetë ish-drejtori i OSHEE në Mirditë Altin Nikolli. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, pasi Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtite në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital

Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital