Ish-drejtuesi i "Bechtel" akuzë për
mashtrim dhe pastrim parash

Ish-drejtuesi i mashtrim dhe pastrim parash">
MARYLAND - Një ish-përfaqësues ekzekutiv i Kompanisë Bechtel, e cila në Shqipëri ka ndërtuar rrugën e Kombit nga Rrësheni e deri në Kalimash, së bashku me dy tunelet e Thirrës, është akuzuar për ryshfet nga një kompani e energjisë.

Një prokuror federal i shtetit të Maryland në SHBA akuzon Asem Elgawhary për ryshfet në shkëmbim të favorizimit në kontrata me një kompani të energjisë elektrike të Egjiptit, shkruan Bloomberg.

Asem Elgawhary, 72 vjeç, nga Potomac, Maryland ka marrë më shumë se 5 milionë dollarë nga pagesa në emër të tri kompanive për të siguruar një kontratë 2 miliard dollarë si dhe ka udhëhequr bashkëpunimin e Bechtel me kompaninë elektrike që menaxhohet nga qeverinë egjiptiane, që sipas kësaj akuza bazohet në 8 padi të ndara.
 
Pavarësisht që ka marrë ryshfet, Elgawhary gjoja e ka fshehur skemën e tij “duke fshehur pagesat dhe llogaritë false për ish-punëdhënësin e tij dhe duke shkatërruar provat”, ka thënë Mythili Raman, që është avokat ndihmës në Departamentin e drejtësisë, në divizionin e krimeve të rënda, në një deklaratë për media më 11 shkurt.
 
Skema ka funksionuar nga viti 2003 deri më 2011, ku Elgawhary ishte menaxher gjeneral i kësaj kontrate me Power Generation Engineering and Services Co. apo PGESCo. Sipas Gjykatës dosja është dorëzuar në Gjykatën Federale në Beltsville, Maryland. Elgaëhary po ashtu ishte nënpresident i kompanisë Bechtel me baë në Francisko.
 
PGESCo, kishte nënkontraktuar shërbimet me pronarin e saj qeverinë dhe Elgawhary kishte marrë informata për procesin tenderues ku për ta shpërblyer kompaninë si kthim kishte kërkuar haraç, thuhet në akuzë.
 
Elgawhary është akuzuar për mashtrim, pastrim parash dhe thyerje të ligjit për taksa. David Schertler, avokat i Elgawharyit ka thënë se klienti i tij i mohon akuzat dhe do të shpallet i pafajshëm në gjyq, ka shkruar dje Bloomberg.

 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni