Ish-gardisti edhe biznesmen në
Tiranë, ja dokumenti

Ish-gardisti edhe biznesmen në<br />Tiranë, ja dokumenti
TIRANE- Ish-efektivi i Gardës së Republikës Fatos Skeja rezulton edhe biznesmen në Tiranë, e kryesisht në sektorin e ndërtimit. Që nga 14 marsi i vitit 2008, Fatos Skeja, rezulton ortak me 8% të aksioneve në kompaninë “TREVI Group”. Sipas një dokumenti që vërteton këtë fakt, esktraktit të regjistrimit të kësaj firme në QKR, rezulton se aktiviteti i kompanisë ka të bëjë kryesisht me punime dheu, sistemime, ndërtime civile, vepra arti, tregti artikuj të ndryshëm, etj.
 
Ndërkaq, aksionerë të tjerë në këtë kompani përmenden edhe Kujtim Hasa, Dritan Avllaj, Ylber Cami dhe “Vision Construction”.
 
Përveç kësaj, emri i Fatos Skejës del si aksioner në të famshmin projekt ndërtimi tek “Liqeni Artificial” i Tiranës, projekt i cili u bë mollë sherri disa kohë më parë mes PS-së e PD-së, ku kryetari i kësaj të fundit ishte njëherazi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
 
Fatos Din Skeja, me detyrë oficer i Gardës së Republikës pranë Degës së Personaliteteve njihet edhe si shofer i familjes së Shkëlzen Berishës.
Ndërsa, pas ngjarjeve të “21 janarit” u akuzua nga vëllai i njërit prej viktimave, si ndërmjetësues për vizitën e Sali Berishës në familjen Deda.
 

Ish-gardisti edhe biznesmen në Tiranë, ja dokumenti

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Mashtruan për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk

Mashtruan për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk