Ilir Seci, ish- gazetar i RD ne vitet ’90, ka bere nje leter publike per Sali Berishen, ku akuzon kabinetin e tij se ka konsideruar si nenshkrim qytetaresh te zones, nje liste te fallsifikuar, ku eshte dhe emri i tij.

Reagimi i Secit vjen pas deklaratve te Berishes, se ai ka ka dhene leje duke marre pelqimin e banoreve te zones.

Letra e plote e Ilir Secit
“Ma ne fund Doktor Berisha paska fole lidhur me HEC-et qe do ndertohen ne Valbone, paska folur pse i ka dhene licensat dhe mes tjerash gazetarja e ka pyetur nese eshte marre mendimi i banoreve te zones…Po citojme :
…”Pyetje: Ju nuk i keni pyetur banorët?

Berisha: Nëse nuk janë pyetur banorët, atëhere kontrata duhet të anulohen. Nëse këtu janë shkelur ligje, atëhere le të ketë përgjegjës. Duhet të kontrollohen dosjet dhe ajo ka dokumentin mjedisor.”

Shume bukur Doktor Berisha! Tani kam une nje pyetje :

-“Nese provohet se nuk jane pyetur banoret cfare do thoni ju Doktor!? Nese provohet se dokumentacioni eshte fallsifikuar cfare do beni ju Doktor Berisha!?…Bashkengjitur me kete postim jane fotot e tre faqeve te dokumentacionit perkates qe eshte sjelle ne tavolinen tuaj per firmosje me emrat e banoreve qe kane aprovuar ndertimin e HEC-ve.. Ne mesin e atyre personave ehste edhe “ILIR SECI”…

Ne Shqiperi mbiemri SECI eshte unikal e kane vetem banoret e Fshatit Markaj ata qe kane jetuar ne lagjen Sece te ketij fshati! Tani ne krejt Shqiperine jane vetem dy persona me emrin Ilir SECI, nje jam une dhe tjetri eshte Ilir Halil Seci…

As une dhe as Ilir Halil Seci nuk e kemi firmosur kete document zoti Berisha! Shtrohet pyetja se kush e ka firmosur!?

E para une Ilir Seci qe po shkruaj jam me pashaportizim si banor i qytetit te Shkodres dhe ligjerisht nuk kam te drejte te nenshkruaj asnje lloj dokumenti mjedisor per nje zone qe nuk jetoj me! E njejta gje vlen edhe Ilir Halil Secin qe jeton ne Tirane me pashaportizim atje!Tjetra eshte se me daten 22 Korrik 2013, date kur eshte firmosur ky dokument une kam qene ne SHBA, ne qytetin e New Yorkut dhe kjo gje provohet lehte Zotni Doktor! Nga personat tjere qe kane firmosur ne kete liste zotni Doktor, edhe dy tjere jetojne ne SHBA dhe as kane dite gje deri sa u kam thene une mbasi sigurova dokumentin…

Kush eshte ai qe ka fallsifikuar kete document qe e ka sjelle ne tavolinen tuaj!? Une personalisht i jam drejtuar Gjykates se Republikes se Shqiperise nese ky Institucion ka ndonjefare vlere, zoti Berisha dhe meqe e kni permendur argumetin se : “: Nëse nuk janë pyetur banorët, atëhere kontrata duhet të anulohen.

Nëse këtu janë shkelur ligje, atëhere le të ketë përgjegjës. Duhet të kontrollohen dosjet dhe ajo ka dokumentin mjedisor.” – atehere ja ku e ke faktin se NUK JANE PYETUR! Urdhero e na thuaj se cdo besh per kete gje! 

Po ju drejtohem publikisht!

(DOKUMENTACIONIN E KAM SIGURUAR NGA NJERI PREJ NDIHMESVE TUAJ!)
%u200BIlir Seci

dy.b/shqiptarja.com