Ish-gjenerali jugosllav pranon
krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës

Ish-gjenerali jugosllav pranon <br />krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës
HAGE- Ish-gjenerali i ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniç ka pranuar dënimin me 15 vjet burg nënë akuzën e krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, bën të ditur Gjykata e Hagës.

Media kosovare Evropa e Lirë, shkruan se ish-gjenerali ka shprehur keqardhje për veprimet e tij.

“Shpreh keqardhjen time të sinqertë për të gjithë ata që kanë vuajtur nga sjellja për të cilën jam dënuar”, ka thënë Ojdaniç, i cili ka tërhequr apelin e tij për aktgjykimin e Shkallës së Parë, më 26 shkurt të vitit 2009.

Më tërheqjen e apelit ndaj vendimit, i cili e ka bërë fajtor për dëbim të dhunshëm të banorëve shqiptarë nga Kosova, Ojdaniç ka pranuar veprën e kryer, për të cilën është ngarkuar së bashku me gjashtë zyrtarë të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë të Serbisë.

“Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet në gjykim. E gjitha çfarë më mbetet është të shërbej dënimin”, ka deklaruar Ojdaniç.

Ai ka shërbyer si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Jugosllavisë nga viti 1998 deri më 2000.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve