Një gjykatë qipriote dënoi sot ish-guvernatorin e bankës qendrore të vendit me pesë muaj burg për evazion fiskal, njoftoi radioja shtetërore qipriote, RIK.
Hristodhulos Hristodhulu u gjobit edhe me 13 500 euro për dështim në deklarimin e një fondi me vlerë një milion euro, që ai i kishte përfituar si konsulent për një biznesmen grek, i cili kishte kërkuar shërbimet e kompanisë në emër të vajzës së tij (A.C Christodoulou Consultants Ltd), vetëm pak muaj përpara se Hristodhulut t'i mbaronte mandati si guvernator.
Hristodhulu ka qenë guvernator i Bankës Qendore të Qipros (CBC) nga viti 2002 deri në vitin 2007 si edhe ministër i Financave nga viti 1994 deri në vitin 1999.
Hristodhulu u shpall fajtor muajin e kaluar me gjashtë akuza për evazion fiskal.
ATSH
/Shqiptarja.com