TIRANE - Kërkoj ndihmë nga policia dhe prokuroria, pasi kam shumë frikë jo për veten, por për familjen time. Është kjo thirrja dëshpëruese e një ish-të përndjekuri politik, i cili çdo ditë ndihet i kërcënuar nga persona të panjohur, të cilët shpesh herë i kanë vënë në rrezik edhe familjen.
Kujtim Kaziu është ish i përndjekur politik, i cili njëkohësisht mban edhe statusin ish-grevist si pjesëtar i grevës së urisë që mbajtën ish të burgosurit prej gati një muaji në kryeqytet në shenjë proteste ndaj mos plotësimit të kërkesave të tyre, që lidheshin edhe me dëmshpërblimin për vitet e burgut të kryera në kohën e regjimit komunist në Shqipëri.
Në një prononcim për televizionin A1Report, Kaziu rrëfen se si ka marrë telefonata kërcënuese menjëherë pasi greva përfundoi. “Do të zhdukim familjen nëse vjen në Tiranë dhe takohesh me ish-të përndjekurit politikë”, është një prej telefonatave dhe mesazheve që Kujtim Kaziu thotë se ka marrë nga persona që nuk i njeh se kush janë.
Siç rrëfen Kaziu, këta persona i thonë që të mos kërkojë më dëmshpërblimin e 10 viteve burg që ai ka bërë gjatë viteve të diktaturës, pasi sipas kërcënuesve i ka marrë lekët.
Kujtim Kaziu rrëfen gjithashtu se disa persona kanë dashur t’i rrëmbejnë vajzat. “Dy vajzave të mia i kanë zbritur disa djem nga një fuoristradë dhe kanë dash t’i marrin. Goca e madhe e ka qëlluar me grusht, ndërsa kur kapën të voglën e kanë ndihmuar njerëzit në rrugë. Edhe çunin e vogël kur e çova në shkollë sa e lash e kishin kap disa persona dhe e pyetën i kujt je, si ta quajnë mamin, babin. Ai u tremb dhe i thirri rojës së shkollës”, -tregon Kaziu.
Ish i përndjekuri tha për A1Report se pas kërcënimeve ka bërë denoncim në polici, por menjëherë pas tij ka marrë edhe 23 telefonata të tjera. I frikësuar për veten dhe sidomos për familjen e tij, Kujtim Kaziu kërkon ndihmë nga policia dhe Prokuroria që të sigurojnë jetën e të afërmve të tij, të cilët çdo ditë jetojnë me frikën se dikush mund t’i dalë në rrugë e t’i kërcënojë.
Kujtim Kaziu jeton në Shkozet të Shijakut në një banesë me qera. Ai është i papunë dhe familja e tij prej pesë personash mbahet vetëm me rrogën prej 250 mijë lekësh të vjetra të bashkëshortes së tij.
GREVA
Kujtim Kaziu ishte pjesë e 24 ish-të përndjekurve politikë të cilët më 22 shtator 2012 nisën një grevë urie në çadrat e vendosura në ambient të hapur pranë zonës së “Komunës së Parisit”, në Tiranë. Të indinjuar nga indiferenca e qeverisë e cila nuk pranonte të ulej në bisedime për plotësimin e kërkesave të tyre, më 8 tetor grevisti Gjergj Ndreca ndërmori aktin e parë të vetëdjegies. Dy ditë më pas i njëjti akt u përsërit edhe nga Lirak Bejko. Greva mori fund më 22 tetor. Çdo ditë e kësaj greve u shoqërua me tensione, presione të forta psikologjike deri dhe në arrestime. Dy ish të përndjekur grevistë, Gjergj Ndreca (8 tetor) dhe Lirak Bejko (10 tetor) u vetëdogjën, gjykata urdhëroi shpërbërjen e grevës, u arrestua koordinatori i grevës Asllan Patrioti, në çadra u ushtruan disa herë kontrolle nga policia dhe ditët e fundit u hoqën lëngjet dhe grevistët mbaheshin vetëm me ujë e cigare. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe organizatave të ndryshme për të drejtat e njeriut e opozitës (kohët e fundit) për të dialoguar, kryeministri iu përgjigj me heshtje duke e quajtur grevën, sipas tij politike pas së cilës fshihej Partia Socialiste. Madje në deklaratat e herëpashershme etiketonte ish të burgosurit politikë në grevë si kriminelë, apo bixhozxhjinj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com