Ish i persekutuari politik Et’hem Fezollari rrëfen në ‘Esencë’ kalvarin e vuajtjeve në kampin e internimit dhe arratisjen me varkë nga liqeni Pogradeci

Këtë herë në studion e “Esencë” rikujtuam një prej atyre historive që mund të ngjajë me shumë të tjera, por mbetet ndër më të guximshmet. Historia e familjes Fezollari nga Pogradeci dhe arratisja e tyre me varkë nga liqeni në vitin 1975.

Djali i Haki Fazollarit, Et’hemi na riktheu edhe njëherë në vëmendje historinë e dhimbshme të familjes së tij. Ai kujton kohën e kaluar në kampin e internimit dhe vështirësitë e familjes për të siguruar ushqim.

“Nëna u detyrua të plagoste motrën për të siguruar bukë-“kujton ai.

Et’hem Fezollari na tregoi gjithashtu se asokohe nuk iu dha e drejta për të vazhduar studimet dhe ndoqi një kurs kuzhine. Kjo e fundit një zgjedhje jo prej pasionit të gatimit,por për faktin se me peripecitë e kaluara të jetës,ushqimi ishte një nevojë që kishte lënë gjurmë të mëdha tek ai.

Një varkë e ndërtuar në kushte artizanale në bodrumin e shtëpisë u kthye në shpresën e familjes Fezollari. Më  3 korrik 1975,16 pjestarë të familjes zgjodhën këtë rrugë,arratisjen me varkë nga liqeni i Pogradecit. Ai asokohe ishte 29-vjeç dhe me një fëmijë. Ndërsa me vetë kishin 8 fëmijë gjithësej.

“O të ikim të gjithë,o të vdesim të gjithë” ishte mendimi që kishin në kokë kur morën guximin,që në mënyrën më të pasigurt të largoheshin nga Shqipëria.

Sot varka e arratisjes është e ekspozuar në një muze në Shkup. Sot, Et’hem Fezollari e ndan jetën mes Shqipërisë, Australisë dhe Amerikës  ku jetojnë edhe fëmijët e tij. Një jetë e kaluar me vështirësi të paimagjinueshme, por ironikisht të vërteta dhe të denja për një skenar filmi, fundi i të cilit këtë herë ishte i lumtur.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja