Ish- kandidatja për deputete e LSI: Jam dakord 'Borchardt turp të kesh', por parrullën s'e shkrova unë

Ish- kandidatja për deputete e LSI: Jam dakord 'Borchardt turp të kesh', por parrullën s'e shkrova unë

Ana Azizaj, ish-kandidatja për deputete e LSI-së ka mohuar që të ketë shkruar ajo parrullën në shtëpinë e ambasadorit të OSBE Bernrd Borchardt, ndonëse pohon se është dakord me atë mbishkrim.

“Turp të kesh!” - Kjo fjali kaq e shkurtër bëri të ndahej Shqipëria në dy opionione kundër ndërkombëtarëve dhe pro ndërkombëtarëve, kundër qeverisë dhe pro qeverisë. Pavarësisht se parulla nuk është shkruar nga unë, unë e them me plot gojën: Turp të kesh", shkruan Azizaj.

Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Azizaj ka dhënë disa arsye se përse sipas saj nuk mund të jetohet në Shqipëri, arsye të mjaftueshme për të protestuar kundër kësaj qeverisë.

"Në Shqipëri, mendoj se nuk është momenti të ndahemi në gjysmë; jemi në situatën ku askush nuk do të jetojë më në Shqipëri, jemi në gjendjen ku askush nuk do të shkollohet në Shqipëri, jemi në situatën ku askush nuk beson më në sistemin tonë të drejtësisë, jemi në situatën ku askush s’është më i sigurtë, jemi në situatën ku askush s’e di ç’prodhime ushqimore konsumon më, jemi në situatën ku vazhdojnë të duan të na copëtojnë kufijtë, jemi në situatën ku rinia nuk punësohet, jemi në situatën ku profesioni i mjekut është rrënuar, jemi në situatën ku artin mundohen ta zhdukin, jemi në situatën ku duhet të jemi një.

Nuk ka rëndësi qeveria, nuk ka rëndësi flamuri partiak, nuk ka rëndësi mendimi i atyre, që komentojnë anglisht për situatën në Shqipëri. E vërteta është se Shqipëria nuk është mirë. Nuk ka rëndësi reforma, që ndërmerret kur vazhdon i shërben Rilindjes; nuk ka rëndësi “vetting”-u kur i shërben Rilindjes; nuk kanë më rëndësi fotot dhe videot 3D për të menduar që Shqipëria është mirë, nuk kanë më rëndësi batutat e Kryeministrit", shkruan ish-kandidatja për deputete.

Ajo ka theksuar se do të vazhdojë të protestojë, duke argumentuar se nuk mund të heshtë dhe të shohë se si vendi i saj, po degradohet dita ditës.

"Rëndësia në këtë moment është Shqipëria. Çdo qeveri duhet t’i trembet popullit të saj. Ndaj, unë zgjedh të mos hesht; unë zgjedh të protestoj. Shqipëria është e shqiptarëve, ndaj po vazhdoj e po them: Turp të keni për situatën që jemi", përfundoi Azizaj.

Ana Azizaj u shoqërua ditën e djeshme në komisariat dhe pasi u mor në pyetje për disa orë u la e lirë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arberi: 16/05/2019 14:07

    Shqiperia nuk eshte ndare ne dysh moj koke palare dhe femer pisanjose. Jeni nje grusht fanatikesh qe kerkoni patjeter pushtet madje duke sulmuar dhe nderkombetaret. Nuk ta mbajti bytha te beheshe trime sikur kendoje ne Jale qe te thuash e shkrova une moj laraske. Prokuroria duhet ta coje ne gjyq kete mbeturine dhe te marre denimin sipas ligjit.

    Përgjigju
  • Xyz: 16/05/2019 13:47

    Turp te keni ju plehret e lesh e lise,ju duhet te thirreni ne prokurori per akuzem e mos kallzim te krimit por bukur ju meson bushtra juaj Mona me Petrit byth lepirsin e partise.

    Përgjigju
  • Thelbi eshte mbrojtja e baneses: 16/05/2019 12:06

    Ne kete rast thelbi eshte paprekshmeria e baneses dhe respektimi i privacy-se. Eshte e vertete se liria e shprehjes nuk cenohet, por te cenosh banesen, nepermjet manifestimit pa leje, pa asnje njoftim paraprak ndaj targetit, eshte cenim i baneses dhe i paprekshmerise se saj si dhe cenim i privacy- se. E megjithate cenohet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë