Studentja Ana Azizaj është lënë e lirë nga Policia e Tiranës, pasi u thirr për t'u pyetur në lidhje me parullën në banesën e ambasadorit të OSBE Bernd Borchardt.

Pas deklaratave të këtij të fundit, ku dënonte dhunën e përdorur në protestën e opozitës dhe u bënte thirrje Bashës dhe Kryemadhit të mbanin përgjegjësi, këta të rinj nga forumet rinore të LSI dhe PD 'zbarkuan' në shtëpinë e ambasadorit dhe shkruan "Borchardt shame on you". Burime për Report TV mësojnë se e reja ka mohuar të ketë qenë ajo autorja e parullës.

Teksa të gjitha ambasadorat në Shqipëri e kanë dënuar këtë sulm që vjen ndaj ambasadorit, Petrit Vasili i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajza ka të drejtën dhe është e lirë të shpreh mendimin e saj.

Kush është Ana Azizaj, ish- kandidatja e LSI për deputete?

Ana Azizaj, ishte një nga kandidatet e LSI-së për deputete në zgjedhjet e 2017. Ajo renditej e 36-ta, e fundit në listën e Tiranës. Në një vëzhgim në faqen e saj të faqebook, shihen foto të saj së bashku me ish-kreun e kësaj partie, Ilir Metën, kryetaren aktuale Monika Kryemadhi apo figura të tjera të LSI-së.  Azizaj ka qenë shumë aktive në të gjithë protestat e opozitës, por edhe në takimet e kësaj forcë politike.

Ora 11:34
Parulla "Borchardt shame on you", kush është Ana Azizaj, ish- kandidatja e LSI për deputete?