Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana, në një prononcim para ndeshjes Shqipëri-Itali, ka zbuluar të ardhmen e tij pas futbollit. "Bota e sportit është e madhe dhe këtu do rrimë. Drejtues është dëshira ime, trajner nuk është në projektet e mia. Ndoshta drejtues në një klub”, tha Cana.
/Shqiptarja.com
Ndër të tjera ai shtoi se: “Kombëtarja ka pasur gjithmonë lojtarë të mirë, të zotë, këto vitet e fundit ka pasur vërtet një kombëtare". Cana i dha sot lamtumirën kombëtares shqiptare duke u kthyer në një prej ikonave të dekadave të fundit të kuqezinjve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











