‘Ish kohë e pasioneve të mëdha’, Xhepa, Kurti, Radoja e Milkani rrëfejnë Kinostudion në 70-vjetor: Dhimbje e mall, si punuam me 730 punonjës

“Ishte kohë e artë, kohë e pasioneve të mëdha”, rrëfen Margarita Xhepa.

70 vite më parë, në 10 korrik të vitit ’52, do të inaugurohej Kinostudio “Shqipëria e Re”. Mbrëmjen e së mërkurës dyert e godinës, hapen, tanimë si Ministri Kulture, që tenton t’i bëj homazh punës së artistëve që punuan në kinematografinë shqiptare. Drejtuesit e Qendrës Kinematografike dhe të Arkivit të filmit mënjanohen dhe fjalën e merr ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Në Arkivin e filmit ruhet 4327 prodhime shqiptare, imagjinoni se çfarë prodhimtarie ka pasur në ato vite”, thotë ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Gridi Kraja me Orkestrën, mbushin me ngjyra ceremoninë, teksa interpretojnë kolonat zanore më të bukura të filmave e ngacmojnë kujtimet e ndjesitë e artistëve të pranishëm...

“Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse që kam marr pjesë në aq shumë filma. Dua të përmend njërin prej tyre, që nuk e shikoj, që kthej kokën mënjanë sa herë hapet ekrani... se unë vërtetë kam luajtur nënë Pashakon, që ma besoi i madhi Viktor Gjika, por unë kur e shikoj them: O Zot sa borxh i kam unë kësaj gruaje”, thotë aktorja Tinka Kurti.

“Kur hyra këtu 63-vjet përpara mu duk si një tempull magjik! Isha vetëm 23 vjeç u ktheva nga studimet në Çekosllovaki dhe nuk e dija që për 30-vjet do të bëja më shumë se 20 filma artistikë, duke bashkëpunuar ndër vite deri me 730 punonjës të Kinostudios” tregon kineasti Piro Milkani.

Emrat e arkitektëve të filmit shqiptar që s’janë më, lënë pas dhimbje për humbjen fizike dhe mirënjohje për historikun që ndërtuan, në kohë të vështira për artin.

“Emocion i bukur i gërshetuar me mall dhe me dhimbje, për njerëzit, artistët që na mungojnë, nuk i kemi midis nesh dhe që i dhanë shumë filmit shqiptar”, thotë aktorja Margarita Xhepa.

Afro 20 filma në vit me muzikë shqiptare, rrëfen kompozitori Robert Radoja. Nga “Mëngjese lufte” te “Mimoza Llastica” janë të shumta krijimet e tij që bashkë me kolonat e Zadesë, Lalos, Ibrahimit, Dizdarit, Laros e të tjerë afrojnë si rrallëherë kalimtarët në institucionin e kulturës, këtë mbrëmje me dyer të hapura.

“Kemi çfarë kujtojmë Muzika jonë më e bukur është muzika e filmit. Filmi ka qenë një gjë e re për ne këtu, ndoshta dhe ky ka qenë frymëzimi më i madh. Është shkruar me sinqeritet, është shkruar me shumë dashuri, edhe do ngelet gjithmonë e bukur”, thotë kompozitori Robert Radoja.

Shpërblimi për këta artistë, me siguri nuk është tek ky trofe simbolik që shpërndahet në mënyrë të paorganizuar prej Ministrisë, por në vështrimet e të pranishme ku lexohen emocionet që zgjon vepra e tyre kinematografike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrioti vertete: 14/07/2022 17:59

    Shume mire qe organizohen, por jane te cekta dhe nuk kane fuqi depertuese dheedukuese e historike te perhereshme. Per 4 Korrik, festa e Amerikes, isha per nje vizite ne Kanab, ne Utah. Vizitova muzeun e filmit. Ishte nje gje shume e thjeshte, ku ishin ekspozuar gjithetakemet, frontet e barakave, dhomat sic kane qene, qerret e gjithcka te filmave West, ku ishin dhe sendet e artisteve qe kane bere emer ne kinematografine boterore qe nga vitet 30-40-50-60-70. Nje gje mbreselenese. Pastaj dhe nje artizanat mjaft i zhvilluar, me suvenire per te blere, qe lidhen me kulturen e zones, indianet indigjene, etj. Kinostudio arriti te bente 14 filma ne vit, gjithcka vete. Jam i sigurte qe do pasuroje jeten ne Tirane, turizmin dhe do konkuroje edhe Bunkart. Biznesmenet mund te aktivizohen ta realizojne, me sa pashe une shpenzimet jane minimale. Problemi eshte a jane ruajtur skenat origjinale apo jane djegur. E njejta gje mund te behet edhe me Teatrin. Kete pune duhet ta drejtoje Ministria e Kultures dhe Turizmit, jo Ina Zhupa, mohuese ne cdo gje. Cuditem pse nuk japin drejtim per inisiativa te tilla. Faleminderit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje

Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje