SHKODËR - Ish-kryetari i komunës Velipojë Nikollë Marku është arrestuar gjatë pasdites së djeshme, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Kanë qënë forcat e policisë së Shkodrës ato që kanë vënë në pranga ish-kryekomunarin, ku bashkë me të janë arrestuar dhe 8 persona të tjerë që janë ish-anëtarë të KRRT Velipojë.
Operacioni për arrestimin e ish-zyrtarëve të kësaj komune është inicuar nga prokuroria e Shkodrës, e cila pasi ka marrë lejen në gjykatë ka urdhëruar policinë të kryejë arrestimin e 9 personave, mes të cilëve edhe shtetasin Nikollë Marku. Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, në disa mbledhje të KRRT Velipojë, në vitin 2010, kanë dhënë, në kundërshtim të plotë me ligjin, leje në favor të një subjekti të vetëm ndërtues, “Fishta”sh.p.k, kompani kjo që rezulton të jetë e Seit Fishta, ky i fundit ish-kandidat për deputet i PS në Shkodër.
50 lejë për Fishtën
Nga veprimet hetimore të njësisë Task-Forcë është zbuluar se ish-kryekomunari Marku ka firmosur 50 leje në favor të biznesmenit Fishta. Madje vetëm në dy mbledhje, ku në 13 gusht 2010 ai ka firmosur 14 leje ndërtimi për subjektin Fishta, ndërkohë në mbledhjen e 28 dhjetorit 2010 ka miratuar 18 leje ndërtimi. Një veprime të tillë ish-kryekomunari e ka kryer me ish anëtarët e këshillit si Gjovalin Bregnaj, Marash Keçi,Dilë Ndoka,Lekë Simoni, Filip Kercunga, Enver Kotrri, Gëzim Sala dhe Emiljan Dashi.
Pritet që brenda 48 orëve 9 të arrestuarit të dalin para gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë, të kërkuar nga prokuroria. Ndërkohë që mësohet se gjatë procesit hetimor, të arrestuarit kur janë marrë në pyetje kanë mohuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi mendohet se kanë bërë shkelje në ligjin e urbanistikës.
Kush është Seit Fishta
Seit Fishta, njihet në qytetin e Shkodrës si biznesmen ndërtimi. Ai ka ndërtuar dhjetëra pallate në Shkodër dhe dhjetëra të tillë në zonën turistike të Velipojës dhe Shëngjinit. Fishta për shumë vite është marrë vetëm me biznes, ndërkohë që kohët e fundit ai është aktivizuar në politikë, duke aderuar pranë forcës politike Partia Socialiste. Madje në zgjedhjet elektorale të 2013 Seit Fishta, ka garuar për ngjyrat e PS, për t’u bërë deputet por nuk ka arritur të fitojë. Nëse Tom Doshi, jep dorëheqjen nga mandati i deputetit atëherë Fishta bëhet automatikisht deputet i Parlamentit të Shqipërisë.

( Në foto Nikoll Marku ish-Kryetari i Keshillit të territorit Velipojë )
Të arrestuarit janë:
1. Nikollë Marku, ish-Kryetar i Komunës Velipojë, në cilësinë e ish-Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) Velipojë,
Gjovalin Bregnaj, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Marash Keçi, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Dilë Ndoka, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Lekë Simoni, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Filip Kercunga, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Enver Kotrri, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Gëzim Sala, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Emiljan Dashi, ish-anëtar i KRRT, Velipojë
Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, në disa mbledhje të KRRT Velipojë, në vitin 2010, kanë dhënë, në kundërshtim të plotë me ligjin, leje në favor të një subjekti të vetëm ndërtues, “ F….”sh.p.k, si më poshtë:
- leje ndërtimi për 8 ndërtesa 3 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 18.5.2010)
- leje ndërtimi për 9 ndërtesa 5 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 13.8.2010)
- leje ndërtimi për 4 ndërtesa 4 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 13.8.2010)
- leje ndërtimi për 9 ndërtesa 4 kate +1 kat shërbime (mbledhje e datës 28.12.2010)
- leje ndërtimi për 8 ndërtesa 3 kate +1 kat shërbime (mbledhje e datës 28.12.2010)
- leje ndërtimi për 12 ndërtesa 5 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 29.12.2010)
Në këto mbledhje të datave 18.05.2010, 13.08.2010, 28.12.2010 dhe 29.12.2010 të K.RR.T të Komunës Velipojë kanë marrë pjesë anëtarët Nikoll Marku, Marash Keçi, Gjovalin Bregnaj, Emiljan Dashi, Filip Kercunga, Enver Kotrri, Gëzim Sala, Lekë Simoni dhe Dila Ndoka, dhe të gjithë këto anëtarë kanë votuar pro dhënies së lejeve të sheshit të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit për subjektin “F....” sh.p.k.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com