Prokurorët francezë kanë hapur një hetim paraprak ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.

Prokuroria akuzon Strauss-Kahn për mashtrim dhe keqpërdorim të fondeve të koorporatës të falimentuar në Luksemburg.

BBC raporton se firma LSK e cila zotërohej nga Strauss-Kahn falimentoi para një viti ndërsa procesi hetimor ka nisur më 28 korrik.

Ish shefi i FMN-së dha dorëheqjen në vitin 2011 pasi u akuzua në SHBA për tentativë përdhunimi. Strauss-Kahn është akuzuar disa herë dhe ka dalë në procese gjyqësore të lidhura me skandalet e tij seksuale të cilat i kushtuan edhe karrierën politike.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)