TIRANE - Dhjetë vjetë pas drejtimit të zyrës së FMN-së në Tiranë, Volker Treichel, është rikthyer në Tiranë duke paralajmëruar për rrezikun e lartë të borxhit publik. Me një shqipe perfekte, Treichel shpjegoi se ajo çka e bën borxhin e Shqipërisë edhe më të rrezikshëm është niveli i lartë i interesit me të cilin është marrë.
Deklarata e ish-shefit të FMN-së në Shqipëri erdhi gjatë një konference shkencore ndërkombëtare me titull “Shqipëria dhe kriza, sfidat dhe rishikimi i modelit të rritjes ekonomike”, që u organizua nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.
Rektori i këtij Universiteti, Anastas Angjeli, tha Shqipëria duhet të bëhet pjesë e diskutimeve akademike ndërkombëtare.
(Im/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com