TIRANE - Ilir Kulla, ish kreu i Kulteve në vend sqaron për Shqiptarja.com gjithë detajet e raportit të ACS, ku Kisha katolike shqetësohet për disa fenomene negative që po has në Shqipëri. Sipas Kullës, duhet të ketë një bashkëjetesë dhe mbikqyrje më të madhe të strukturave të shtetit në besimet fetare, në mënyrë që harmonia e deritanishme të mos humbet.
Por sipas tij, rezultatet e fundit të Censusit në Shqipëri, janë të turpshme, që fshehin realisht të vërtetën dhe që dëmtojnë gjithçka është arritur deri më sot. Sipas Kullës, feja është Dogmë, dhe si e tillë, për të duhet patur kujdes në mënyrën sesi përcillet te qytetarët dhe si mund të jepen të gjithë detajet për opinionin publik. Rasti i Censusit të fundit sipas tij, nuk e jep këtë perceptim.
Korrupsioni, konsumimi, droga, prostitucioni, papunësia, janë disa prej sfidave që Shqipëria do të duhet të përballojë. Këto janë disa prej sfidave që janë bërë shqetësim edhe nga monsignor Massara. Sa shqetësim janë këto për Kishën Katolike?
Besimet fetare japin nje kontribut të dukshëm në luftimin e fenomeneve negative postpluraliste, siç janë droga, prostitucioni, krimi, korrupsioni, papunësia bixhozi etj.
Lexoni lajmin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) 6 janar 2013
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Por sipas tij, rezultatet e fundit të Censusit në Shqipëri, janë të turpshme, që fshehin realisht të vërtetën dhe që dëmtojnë gjithçka është arritur deri më sot. Sipas Kullës, feja është Dogmë, dhe si e tillë, për të duhet patur kujdes në mënyrën sesi përcillet te qytetarët dhe si mund të jepen të gjithë detajet për opinionin publik. Rasti i Censusit të fundit sipas tij, nuk e jep këtë perceptim.
Korrupsioni, konsumimi, droga, prostitucioni, papunësia, janë disa prej sfidave që Shqipëria do të duhet të përballojë. Këto janë disa prej sfidave që janë bërë shqetësim edhe nga monsignor Massara. Sa shqetësim janë këto për Kishën Katolike?
Besimet fetare japin nje kontribut të dukshëm në luftimin e fenomeneve negative postpluraliste, siç janë droga, prostitucioni, krimi, korrupsioni, papunësia bixhozi etj.
Lexoni lajmin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) 6 janar 2013Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)









