Ish kreu i OMONIA-s, Ligoraq Karamelo në Repolitix në Report Tv u shpreh se procesi ndaj Fredi Belerit është politik.
“Të merresh me tendenca për ta trajtuar para zgjedhjeve dhe të harrosh kyçi kryesor të këtij procesi farsë është problemi i bashkisë Himarë. Pse u arrestua Beleri pas një akuze të kryeministrit? Rama e pa se humbja ishte e pakontestueshme. Atëhere ndërmori atë sulm të paskrupullt. Policia nisi hetimet menjëherë. Ky proces jo vetëm që është i kontestuar por nuk është i drejtë. Ju merreni me të shkuarën e tij, dhe jo me faktin sesa vota mori, e procesin e tanishëm. Procesi ndaj Beleri krejtësisht politik. Aty nuk ka vetëm interesa politike por të klaneve të caktuara".
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Repolitix publikon pamjet e arrestimit të Fredi Belerit në '95 në Janinë, faktet që e lidhin me organizatën Mavi dhe masakrën e Peshkëpisë












