BERAT-Ish-shefi i SHIK-ut në 1996, Artan Dauti është larguar nga Shqipëria menjëherë pas dhunimit mbrëmë nga dy persona të panjohur.
Frika nga sulmi i mbrëmshëm ka bërë që Dauti të largohet direkt nga Shqipëria pas mjekimit që mori në spital.
Dauti sipas burimeve të Report Tv është larguar në drejtim të Italisë, aty ku është zhvendosur me familjen prej shumë vitesh.
Në një intervistë për Report Tv nëna e tij deklaroi sot se djali kishte ardhur për ta takuar, ndërsa pas sulmit është larguar.
Artan Dauti u sulmua mbrëmë sapo zbriti nga makina dhe u godit me grushte dhe shqelma duke marrë disa plagë në trup.
Ishte vetë Dauti që njoftoi policinë, ndërsa pas kallëzimit dhe dëshmisë u largua, efektivët kanë nisur hetimet për zbulimin dhe arrestimin e autorëve.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com