Ish kreu i SHIU, Zyla emërohet
komandant i policisë ushtarake

Ish kreu i SHIU, Zyla emërohet<br />komandant i policisë ushtarake
TIRANE- Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ylli Zyla është emëruar në postin e komandantit i Policisë Ushtarake. Lajmi konfirmohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Burime nga ky Shtab i thanë Tv A1 Report se vendimi për emërimin e Zylës është marrë prej disa ditësh ndërsa prezantimi është bërë sot nga Shtabi i Përgjithshëm.

Ylli Zyla dha dorëheqjen pas publikimit nga Shqiptarja.com të faktit për ekzistencën e një tregtie armësh ku ish-drejtori i SHIU-t kishte përfshirë edhe bashkëshorten e tij. Emërimi i tij është bërë me urdhër të ministrit të mbrojtjes.

 Sipas specialistëve, Ylli Zyla është detyruar të japë dorëheqjen për të mbuluar dosjen e armëve dhe të municioneve. Gjithashtu, doli në skenë se SHIU kishte kryer një aktivitet të paligjshëm të përgjimit të deputetëve.
Zyla dorëzoi tekstin e dorëheqjes më 5 korrik tek kryeministri Sali Berisha dhe ministri i mbrojtjes Arben Imami.

INVESTIGIMI I SHQIPTARJA.COM
Shqiptarja.com zbuloi se bashkëshortja e kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armësh , duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin "Për konfliktin e Interesit". Liljana Zyla që prej vitit 2008 është bashkëaksionare në kompaninë "Wind Sun Water Initiative" (WSWI) së bashku me shtetasit Lorenc Goça dhe Andrzej Izdebeski (shtetas polak) të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e shefit të SHIU-t kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit. Gjithashtu
Ylli Zyla kishte fshehur dhe burimin e të ardhurave të bashkëshortes së tij, Liljana, duke mos shënuar në deklaratën e pasurisë që këto para kishin si burim dhe tregtinë e armëve, që përbënte një konflikt të hapur
interesi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt

U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt