VLORE - Ish-drejtori i spitalit të Vlorës, Remzi Haxhiu ka përfunduar në Gjykatë, teksa akuzohet nga Prokuroria e këtij rrethi për “shpërdorim detyre”.
Pas një hetimi disa mujor Prokuroria arriti në përfundimin se 63-vjeçari, Remzi Haxhiu, duke shkelur procedurat ligjore të tenderimit, ka lidhur dy kontrata furnizimi me një subjekt privat për pajisjen me medikamente dhe mjete spitalore me vlere prej 1.9 milionë lekësh të reja.
Kontrata e lidhur me këtë subjekt privat është bërë pa u zhvilluar asnjë procedurë tenderuese duke shkelur në këtë mënyrë përcaktimet e ligjit për “prokurimet publike”.
Një kontratë e ngjashme me atë që ka nënshkruar ish-drejtori i spitalit është e ligjshme vetëm në rastet e artikujve, për të cilat nuk ka konkurrencë në treg dhe kur një gjë e tillë vërtetohet nga autoritetet përkatëse që mbikëqyrin konkurrencën në treg.
Ndërkohë në rastin konkret, kontrata ka pasur në fokus medikamente të cilat ofrohen në treg nga shumë kompani.
Ndërkohë prokuroria e qytetit bregdetar po heton edhe shtetasin me iniciale N.C përfaqësues juridik i shoqërisë që fitoi tenderin për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO