Ish-kryeministri i Shqipërisë Vilson Ahmeti ka dëshmuar në prokurorinë e Tiranës për rreth 1 orë e 30 minuta, duke përjashtuar veten e tij nga afera korruptive e CEZ. Megjithëse kompania që ai administron “A.I.C” është një kompani ndërtimi, kjo nuk e ka penguar këtë kompani të provojë dhe eksperienca të tjera në biznes, duke hyrë nënkontraktore e “Debt International Management”, për të mbledhur borxhin e “CEZ Albania” në mijëra konsumatorë energjie.

Sipas dëshmisë së Ahmetit marrëdhëniet tregtare me kompaninë e Ismailajt kanë qenë të rregullta dhe se pagesat janë kryer sipas afatit të parashikuar në kontratë, pavarësisht se ka pasur disa herë mungesa, por këto pagesa sërish janë kryer. Ai i ka quajtur këto transaksione si të ligjshme dhe të rregullta, pasi kanë qenë pagesa për punën që kompania e tij, ka kryer në shërbim të “Debt International Management”.