Një 42- vjeçar ka sulmuar me thikë një tjetër person me inicialet E.K, si dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Denoncimi fillimisht është publikuar në rrjetet sociale nga ish- kryeministri Sali Berisha nëpërmjet mesazhit të qytetarit dixhital i cili akuzon Policinë se ka arritur me vonesë në vendngjarje si dhe është duke u përpjekur për të fshehur ngjarjen.
Bashkepunim intensiv i narkopolicise me krimin! (shkruar nga Berisha)
Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital. sb
![]()
Pershendetje Dr un qe po ju shkruaj pash nje ngjarje te tmerrshme ne nje supermarket qe quhet big-market te shijakur ku nje person hyri me thik ne dore dhe goditi nje tjeter qe po bente pazarin e shtepis ai ishte bashke me familjen.Kete e kan kapur kamerat te gjitha te supermarketit.Policia e shijakut po tenton dhe i thote pronarit fshij kamerat.Kjo polici do te fsheh kete krim qe do ishte nje viktim aty nqs viktima nuk u shmang dhe fale banorve aty e shpetuan.Policia erdhi me vonese dhe po tenton te fshehi si ngjarje se peroni ju ka premtuar lek.Ju lutem publikojeni kete ngjarje qe ka ndodhur sot pasdite ne oren 15:45 min dhe jan kamerat ato qe tregon gjithshka.Faleminderit
Mesazhi i Qytetarit dixhital i publikuar nga Berisha
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës e cila ka sqaruar ngjarjen. Policia shkruan se ngjarja ka ndodhur më datë 5.3.2019, ka qenë një kanosje dhe se autori është vetëdorëzuar mesiditën e sotme, ndërkohë qytetari dixhital i Berishës ka denoncuar ngjarjen me datën e sotme, por Policia ka reaguar 5 orë pas publikimit të mesazhit të Berishës.
Në lidhje me një publikim të bërë në rrjetet sociale, sqarojme se:
Më datë 05.03.2019, rreth orës 16:00, në Shijak në ambientet e një marketi për motive të dobëta shtetasi E.M.,42 vjeç ka kanosur me thikë shtetasin E.K.,37 vjeç, dhe është larguar.
Policia ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet i janë referuar Prokurorisë.
Autori i kësaj ngjarjeje është vetëdorëzuar mesditën e sotme në Komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit E.K. për veprat penale "Kanosja" dhe "Përndjekja" të parashikuara në nenet 84 dhe 121/a të Kodit Penal
Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)