TIRANE- Dy muaj negociata të eksponetëve të Partisë Demokratike me Bujar Leskajn kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit për të punësuar ish truprojen e Berishës, Agron Kuliçajn si Sekratar të Përgjithshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit rezultuan të pasuksesshme.
Ndërkaq në opozitë PD-ja vazhdon të mbetet e angazhuar për të punësuar Kuliçajn, dhe sot nga kjo parti i është drejtuar administratës së Kuvendit të Shqipërisë një shkresë ku kërkohet emërimi i Agron Kuliçajt në postin e këshilltarit të grupit parlamentar të PD-së.
Agron Kuliçaj prej vitesh ka shërbyer si badigard personal i ish kreut të PD-s Sali Berisha dhe në tetë vitet e qeverisjes së Berishës ai mbajti postin e Nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit (2005- 2013)
Kuliçaj është një emër i njohur jo vetëm ndërmjet uniformave blu por njëkohësisht dhe për arenën e politikës, ku nuk kanë munguar akuzat ndaj tij por dhe shpesh herë emri i Agron Kuliçajt është përfshirë në akuza politike dhe brenda Parlamentit shqiptar.

(Në foto: Statusi në facebook i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com