TIRANË- Pas Prishtinës e Shkupit, historiani dhe politikani Bujar Dugolli ka promovuar dje në Tiranë librin e tij “1 Tetori i kthesës-Lëvizja Studentore 1997-1999”.
Ish lideri i Lëvizjes Studentore, Bugolli sjell për herë të parë një studim të mirëfilltë, që përjetëson këtë moment kaq të rëndësishëm në historinë e Kosovës. Në kohën kur politika e fjalëve ishte shteruar, në skenën politike të robëruar të Kosovës lindi kjo lëvizje, që u shndërrua sërish në pikënisjen, vendprojektimin dhe vendbetejën kryesore të luftës së të gjitha formave për lirinë e Kosovës.
Libri është i mbështetur në dokumente të pa botuara deri më tani dhe siç shprehet akademiku i mirënjohur Rexhep Qosja, në të është shkruar historia më e plotë e lëvizjes studentore, ku me të dhëna të pamohuara tregohet roli politik dhe kombëtar i saj në vitet aq vendimtare për çlirimin e Kosovës. “Përmes këtij rrëfimi lexuesi mund të njohë personazhet e lëvizjes studentore, mendimet dhe pritjet e tyre, çastet e vendosmërisë dhe çastet e dilemave e lëkundjeve, kundërshtimet e saj me grupimet e tjera politike si dhe me diplomacinë ndërkombëtare”, -shprehet Qosja.
Siç e kanë konsideruar vetë pjesëmarrësit e saj, Lëvizja e Studentëve të Prishtinës ishte fillimi i rezistencës aktive në Kosovë që vazhdoi me luftën çlirimtare të UÇK-së, luftë e cila përfundoi e sublimuar me çlirimin e Kosovës më 12 Qershor 1999. Promovimi i librit të profesor Dugollit në Tiranë, u realizua me organizimin e Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike e Maqedonisë e mbështetur nga Ministria jonë e Kulturës. Në promovimin e tij ishin të pranishëm historianë të njohur, politologë, gazetarë, si: Paskal Milo, Pranvera Dibra, Afrim Krasniqi dhe Mehmet Prishtina, pinjoll i familjes së Hasan Prishtinës.
Redaksia online
(bg/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com