Ish-futbollisti i Borusias së Dortmundit dhe i kombëtares gjermane, Matias Samer ka kritikuar mënyrën në të cilën Çelsi ka arritur deri te trofeu i Ligës së Kampionëve, duke e quajtur këtë stil loje si katastrofal për futbollin modern.

Samer në vitin 1997 e fitoi Ligën e Kampionëve me Borusian e Dortmundit dhe ka kritikuar mënyrën sesi "blues" u përballën me skuadrën bavareze në "Fussball Arena".

“Nëse kjo është e ardhmja e futbollit, atëherë kjo është një katastrofë. Është e padrejtë që klubet të cilat zhvillojnë lojë të stilit të Çelsit të fitojnë trofe”, ka thënë Samer. Skuadra londineze arriti deri te trofeu i Ligës së Kampionëve pas serisë së penalltive, pasi ndeshja pas 120 minutave lojë u mbyll me rezultat të barabartë.(rb/shqiptarja.com)