Ekipi italian i futbollit, Palermo njoftoi se drejtori sportiv i klubit, Christian Panucci dha dorëheqje nga ky pozicion. Ish-mbrojtësi i kombëtares së Italisë dha dorëheqje pas pak më shumë se një muaj që kaloi në këtë klub.

Arsyeja për dorëheqjen e tij, sipas mediave italiane, ishin mos marrëveshjet me presidentin e ekipit, Maurizio Zamparinin. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe pesë ndeshje ndërsa ekipi aktualisht zë vendin e 11 në renditjen e Serie A, pa asnjë shpresë për të luajtur në kupat e Europës.(rb/shqiptarja.com)