TIRANË - Gjendja energjitike në vend paraqitet tepër serioze. Ky alarm vjen nga ish-ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Viktor Doda. Sipas tij, rezervat ne kaskadën e Drinit mjaftojnë vetëm për dy muaj e kjo duke iu referuar situatës financiare të KESH-it. Doda e ka cilësuar si dështim të madh privatizimin e KESH-it nga kjo qeveri ne ikje.
Ish-ministri Doda ka sulmuar edhe vendimet, që qeveria Berisha ka ndërrmarrë gjatë kësaj periudhe, duke thënë se s'mund të marrë vendime me impakt afatgjatë, duke risjellë në vëmendje edhe privatizimin e Albpetrolit, i cili sipas tij dështoi dhe la pasoja të mëdha financiare në vend.
Ish-ministri i energjitikës i ka dhënë qeverisë "Rama" disa direktiva për të dalë nga kjo situatë e vështire që ka përfshirë sektorin e energjitikës. Sipas tij duhet të ndërrmerren disa masa si bërja e një bilanci të rezervave. Doda po ashtu tha se në krye të këtyre institucioneve nuk duhet të zgjidhen më njerëz politik, por teknicienë për të siguruar sukses dhe mbarëvajtje.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com