Ish ministri i Brendshëm serb u shpall ‘non grata’ nga SHBA, Dodik autoironi: Mirë se erdhe vëlla, tani do ta kesh më të lehtë

Presidenti ultra-nacionalist i Republiksë Srpska, Millorad Dodik, ashtu edhe siç pritej i ka dalë në mbrojtje Shefit të Agjencisë së Inteligjencës të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili të martën u sanksionua nga Departamenti amerikan i Thesarit, ku pjesë e tij është edhe vetë Dodik.

Sanksionimi i Vulin-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas pretendimit të presidentit autoritar të RS-së “është një shpërblim për patriotizmin dhe këmbënguljen e tij në ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me Rusinë dhe popullin rus”.

“Kushdo që është neutral në skenën e sotme politike globale dhe nuk mban anën e interesave amerikane është armik i ShBA-së. Aleksandër Vulin e ka fajin e ShBA-së sepse qëndroi parimor dhe shprehimisht kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë për shkak të konfliktit ruso-ukrainas”, pretendoi Dodik.

Ndërkaq, ai potencoi se vetë është nën sanksionet amerikane, kinse për shkak se “Republika Srpska ishte kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe mbrojti një pozicion neutral dhe se ndihet shumë mirë për këtë”.

Më tutje, presidenti autoritar i RS-së Dodik, theksoi se ai dënon ashpër politikën e sanksioneve dhe presioneve dhe i jep mbështetje të plotë Aleksandër Vulin dhe punës së tij të mëtejshme.

“Ne serbët jemi një popull i vogël, por jashtëzakonisht krenar dhe kurrë nuk do të jemi subjekt i shantazheve dhe interesave të të tjerëve. Si përfaqësues politikë të serbëve, prioriteti ynë i parë janë interesat dhe e ardhmja e popullit tonë, si dhe e Republikës Srpska dhe e Serbisë. Vëlla, mirë se erdhe në klubin e sanksionuar, tani do ta kesh më lehtë”, i tha Dodik, Vulin-it.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion