Ish-ministri i financave, Angjeli:
Projektbuxheti 2013, jorealist
Ish-ministri i Financave, prof.dr. Anastas Angjeli, president i Universitetit Mesdhetar të Tiranës ka deklaruar dje se projektbuxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, i hartuar nga qeveria Berisha, nuk është realist.
TIRANE - Ish-ministri i Financave, prof.dr. Anastas Angjeli, president i Universitetit Mesdhetar të Tiranës ka deklaruar dje se projektbuxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, i hartuar nga qeveria Berisha, nuk është realist.
Prof. Angjeli, si duket, me një vështrim të parë, drafti i miratuar dy ditë më parë nga qeveria? Buxheti i paraqitur dhe mënyra se si ai është hartuar, po ashtu si edhe pasqyra e treguesve që ai paraqet, është më jorealisti në këto 4 vitet e fundit. Është për të ardhur keq që një buxhet, në një situatë të tillë që po kalon vendi dhe eurozona, të hartohet me nota tejet optimiste dhe të mos pasqyrojë realitetin, si nga pikëpamja ekonomike dhe ajo financiare.
Ku duken notat jorealiste, sipas jush? Në 10 muajt që kanë kaluar, situata ekonomike paraqitet e vështirë, në kushtet kur të ardhurat buxhetore janë me mosrealizimin më të madh krahasuar me 3 vitet e mëparshme, shpenzimet për investime nuk janë realizuar dhe tejkalimi i borxhit publik gjithashtu është i dukshëm edhe gjatë këtij viti. Në të njëjtën kohë, e drejta e qeverisë për huamarrje është tejkaluar që në fund të 9-mujorit, ndërsa dhe defiçiti buxhetor është mbi normat e përcaktuara. Duket që kemi një buxhet në letër, një buxhet falso që nuk i përshtatet realitetit.
Shifrat e paraqitura janë në një linjë me vlerësimet e ndërkombëtarëve? Parashikimet e institucioneve më prestigjioze ekonomike ndërkombëtare, por edhe vetë situata ekonomike reale, këtë vit që jemi dhe vitin që shkoi, flasin për një rritje ekonomike nga 0% në 1%. Në projektin e paraqitur parashikohet që ky vit të mbyllet me një rritje ekonomike 3.1% dhe, në të njëjtën kohë, kërkohet që vitin e ardhshëm të bëhet propozimi mbi bazën e një rritjeje ekonomike prej 4 përqindësh. Kjo është absurde dhe me pasoja shumë të rënda për ekonominë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46