Ish- ministri i Mbrojtjes i Kanadasë në vitet 1960, gjatë Luftës së Ftohtë, ishte përgjegjës i Forcave Ajrore, Detare dhe Ushtrisë, të cilat sot njihen si “Canadian Forces”.

Hellyer ishte njeriu më i rëndësishëm në Departamentin e Mbrojtjes së Kanadasë dhe sot është një nga njerëzit nga gjithë vendet e G8 që flet hapur për UFO-t dhe jashtëtokësorët.

Së fundmi ai ka folur në “RT News” ku ka thënë se të paktën katër raca alienësh e kanë vizituar Tokën prej mijëra vjetësh.

Sipas tij qeveritë e vendeve të mëdha kanë dokumenta dhe dijeni për prezencën e alienëve. Qeveria kanadeze, agjenistë federale, rangje të larta në ushtri dhe politikë, duke përfshirë Ministrinë e Transportit në Kanada dhe Departamentin Kombëtar të Mbrojtjes kanë investiguar rreth UFO-ve. Madje ka pasur edhe kontakte me disa rraca jashtëtokësorë, sipas Paul Hellyer.

Në një rast gjatë Luftës së Ftohtë, kishte rreth 50 formacione UFO që fluturonin nga Jugu i Rusisë përqark Europës. Komandati suprem ishte shumë i shqetësuar dhe ishte gati të shtypte butonin e panikut, kur ata u kthyen dhe shkuan drejt Polit të Veriut. Ata vendosën të bëjnë një investigim dhe hetuan për 3 vjet. Në fund dolën në përfundimin se ishin të sigurtë se të paktën 4 specie të ndryshme, e kanë vizituar Tokën për mijëra vjet. Ka pasur më shumë aktivitet gjatë dy dekadave të fundit, veçanërisht qysh kur ne shpikëm bombën atomike. Ata ( alienët) janë shumë të shqetësuar për të dhe nëse ne do e përdorim sërish, sepse i gjithë kozmosi është në unitet dhe prek jo vetëm ne, por edhe njerëz të tjerë që jetojnë në univers. Ata tremben shumë nëse ne do të nisim sërish të përdorim armë atomike kundër njëri-tjetrit. Kjo do të ishte diçka shumë e keqe për ne dhe për ata”, – ka deklaruar Hellyer.

Më tej ai ka vazhduar duke thënë: ” Shumë janë dashamirës, dhe pak nuk janë të tillë. Ata vijnë nga vende të ndryshme dhe për ca kohë unë kisha dijeni vetëm për ata që vinin nga Pleiada. Ka dhe jashtëtokësorë që vijnë nga Andromeda dhe një rracë tjetër që jeton në një nga hënat e Saturnit. Ata kanë një Federatë të tyren, edhe ata kanë rregulla dhe njëri prej tyre është se ata nuk ndërhyjnë në punët tona, vetëm nëse do të jenë të ftuar. Ata e kanë pranuar faktin se ky është planeti ynë dhe ne kemi të drejtë ta drejtojmë, por ata mendojmë se ne po ndërmarrim hapa dhe vendime të gabuara në kurriz të planetit tonë. Ne po e shkatërrojmë planetin tonë. Po bëjmë gjëra që s’duhet t’i bënim dhe atyre nuk iu pëlqen kjo gjë. Ata na i kanë bërë këtë të qartë, madje dhe na kanë paralajmëruar”, – pohon Paul Hellyer.

“Dekada më parë, mysafirë nga planete të tjerë nga kanë paralajmëruar për drejtimin e gabuar që kemi marrë dhe na kanë ofruar ndihmë. Në vend të kësaj, disa prej nesh i kanë parë vizitat e tyre si kërcënim dhe kanë vendosur të veprojnë fillimisht dhe të pyesin më vonë. Është ironike që SHBA duhet të bëjë luftra monstruozisht të kushtueshme, me pretendimin për të sjellë demokraci në ato vende, kur vetë nuk mundet më te quhet vend demokratik, kur miliarda dollar shkojnë për “projekte të zeza”, për të cilat si Kongresi dhe Komandati Suprem janë mbajtur qëllimisht në errësirë”, -përfundon ish-ministri kanadez.

Sesa të vërteta ka në fjalët e tij, këtë askush nuk mund ta konfirmojë. Ndoshta përveç njerëzve, të cilët thuhet se kanë informacione, por që qëllimisht i mbajnë sekrete nga publiku, për interesa ende të paqarta për popullsinë e planetit Tokë.

Paul Hellyer
(Në Foto: Momente gjatë intervistës së Paul Hellyer në Tv rus, RT NEWS)

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)