Ish-Ministrja Bregu sqaron për
çantën e shtrenjtë dhe “Jaguar”-in

Ish-Ministrja Bregu sqaron për<br />çantën e shtrenjtë dhe “Jaguar”-in
TIRANË – Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregi ka sqaruar sot nëpërmjet një mesazhi në Fb, vlerat e veshjeve të saj, çantave të shtrenjtave dhe së fundi, edhe të makinës “Jaguar”. 

Ajo vë në dukje se çantat e saj dhe makina “Jaguar” kanë vlera deri 10 herë më të ulta sesa ato që përmenden në artikuj dhe se sulmet ndaj saj janë “xhelozira personale”.

Duke iu referuar një shkrimi të botuar në një të përditshme, që ka publikuar në faqe të parë, lajmin për  makinën e saj “Jaguar”,  Bregu shkruan:
“Më vjen keq pikërisht për manipulimin që një e përditshme merr përsiper t’u bëjë emocioneve të njerëzve.

Shume miq te mi, sa here qe publikohen genjeshtra injorantesh e dashakeqesish per çanta me çmime stratosferike apo kepucë me maje e pa maje, me lekure derri apo ngjyra jo te moralshme, deri tek keto shifra te denja per nje apartament per makinen, me thone: “Lëri të flasin, mos reago, se nuk e sqaron dot atë që thotë gazeta”.

Mund te jetë dhe keshtu. Mund te kene plotesisht te drejte.

breguGjithsesi une nuk po ju ftoj te vrisni mendjen e te gjeni Pse-ne e ketyre lajmeve. Shumekush e ka te qarte.Ndoshta per te terhequr vemendjen nga menyra se si po i” mban premtimet” qeveria?

Per te manipuluar opinionin me sajime ne menyre qe sa here te degjoni per pasurite e padeklaruara te Rames apo Kocos, per emerimet pa kriter, per rregullimin e ambjenteve te KM pa procedure, me fonde qe s dihet nga vijne e kush e pse u bekan dhurate, etj, t’ ju bejne te mendoni se fajin e kane ata qe sot jane ne opozite e sev te gjithe jane njelloj.

Gjithkush, edhe ata qe s’ jane dashamires me mua, e dine pergjigjen.

Por po ju ftoj te gjitheve ju qe nuk dini se ç’çante kam ne dore, por i besoni gazetes se ben 20 mije euro, nuk dini se e kujt viti eshte makina qe kam blerë, sa km ka bere, çfare opsionesh ka - elemente te cilat çmimin e largojne me shume se 10 here nga vlera qe te perdishmet e pavarura ju servirin per t’ju lenduar -  te kerkoni informacion per te vertetuar sa, ku, si eshte e verteta.

Une e bej kete çdo vit zyrtarisht, ne pergjigje te ligjit e jo te pallavrave qe duan te shesin gazetat.

Mund t’ia kerkoni ne heshtje ta beje kete per ju deputeti juaj e t’ju ndihmoje me marrjen e ketij informacioni ne rruge zyrtare, ose dhe ndonje mik gazetar, por jo nga ai soj qe xhelozine personale e shfryjne ne kurrizin tuaj.

Parimi “shaj e sajo se dicka do te ngelet” ka zene vend ne kete shoqeri tonen, shume e shume here me teper se “sqaro se dicka do te ngelet”.

Por perseri sado te jemi shtremberuar nuk besoj se kjo shoqeri eshte aq primitive sa inatet e lajmet e porositura me qellim, te erresojne gjykimin e cdo kujt e te fyejne inteligjencen e qytetareve per secilin nga ne,”-përfundon Bregu.

jaguar
(Në foto: Makina "Jaguar" dhe ish-ministrja Bregu)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin