Ish-nusja e Berishës: S’kam
përfituar paratë e Shkëlzenit

Ish-nusja e Berishës: S’kam<br />përfituar paratë e Shkëlzenit
TIRANE - Ish bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit deklaron se nuk ka përfituar asgjë nga privilegjet e familjes kryeministrore por paratë i ka nga puna e saj dhe e familjes. 
 
Pak ditë më parë Sadije Berisha publikoi në profilin e saj një foto ku ajo ka dalë së bashku me 4 fëmijët e saj, kur ato kishin qenë me pushime. 

Pikërisht poshtë kësaj fotoje ka nisur dhe bashkëbisedimi, paksa i zjarrtë fillimisht mes komentuesve me njëri tjetrin (njëra palë mbron Sadijen, tjetra kundra), dhe më pas ka ndërhyrë Sadije Berisha.
 
Një komentuese shprehet e indinjuar kur thotë se Sadija bashkë me fëmijët e saj bëjnë pushime me paratë e shqiptarëve madje shesin mend dhe tallen duke postuar foto në facebook si i bëjnë pushimet në Dhërmi në vilën qeveritare.

“E dashur Nadja, Jam me fat që kam paratë e mia, dhe të gjithë e dijnë, po kështu të gjithë e dinë që unë kam punuar shumë. Kjo foto nuk është bërë në Dhërmi, por në një vizitë private me familjen në Turqi. E verteta nuk shet gazeta, Gjithte mirat”- Pergjigjet Sadije Berisha. 

Në fakt fotoja poshtë së cilës janë renditur komentet nuk është bërë në Dhërmi por në Turqi, por Sadije Berisha po në facebook në mes të korrikut pat publikuar foto të familjes së saj që po pushonin në vilën qeveritare në Dhërmi  Shikoni FOTOT     
 
Më pas vjen dhe përgjigjja e komentueses:  
“Sadije faleminderit per sqarimin dhe per pergjigjen por nuk eshte kjo fotografia ku ne kemi komentuar atje dhe jo vetem une por edhe shume komentues te tjere por eshte fotografia e viles ne Dhermi ku ti o kaloje pushimet me femijet e tu dhe ku deklaroje se e pelqeje shume ate vend te cilen ti e ke hequr se te beri presion ish familja dhe une nuk jam gazetare. Edhe fotografine edhe komentet t'i i ke hequr te gjitha por po deshe une e kam akoma linkun qe e ke publikuar ti vete ate foto.”

sadije berisha

(Foto: Pjese nga debati ne facebook)  

 Ja bashkebisedimi i Sadije Berishes ne facebook

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës