Ish-presidenti amerikan Obama
kandidat për presidencën franceze

Ish-presidenti amerikan Obama<br />kandidat për presidencën franceze
Nëse do të ndodheshit në rrugët e Parisit dhe do të shikonit posterat elektoral të ish-presidenti amerikan Barack Obama, të ngjitura kudo nëpër rrugët e qytetit gjëja e parë që të shkon në mendje është se ai ka shpallura kandidaturën për të marrë postin e presidentit në Francë.

Por, sipas ligjeve ekzistuese në Francë, nuk ekziston asnjë mundësi që Obama të jetë kandidat për president, pasi kushti i parë është se duhet të jesh francez për të kandiduar.

Gjithçka është një “fushatë guerile” e një grupi që e quan veten Obama14 dhe qëllimi i grupit është që ish-presidenti amerikan të vizitojë Parisin.

Është çmenduri kur e mendon pasi Obama nuk është as francez, por nëse e anashkalon këtë fakt, atëherë vërtet fillon ta besosh dhe është diçka fantastike. Në fund të fundit kush do t’ja dijë që ai nuk është francez. Ai është Barack Obama.”, është shprehur një prej organizuesve të kësaj fushate.

Organizuesit kanë ngritur gjithashtu edhe një faqe në internet dhe kanë ngjitur 500 postera në të gjithë Parisin.
Nga ana tjetër një peticion ka nisur në internet dhe protestuesit shpresojnë që të arrijë 1 milion nënshkrime  për ta nxitur Obamën të “garojë” për president të Francës.

“Duam të tregojmë se njerëzve në Francë  u ka ardhur në majë të hundës me politikanët. Njerëzit janë të lodhur dhe po e pëlqejnë këtë shaka. Po sjellim pak humor për njerëzit të cilët janë të lodhur nga skena politike e mbushur me skandale”, ka deklaruar për CNN një prej organizatorëve të tjerë të kësaj fushate.

Ndërkohë në Francë, gara presidenciale është prekur nga skandalet e korrupsionit, ku Mari Le Pen dhe Fillon, dy nga kandidatët kryesorë të kësaj gare, janë akuzuar për punësim fiktiv të bashkëpunëtorëve dhe të afërmve të tyre.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv