TIRANË - Në pritje të vizitës së Papa Françeskut, dhjetëra qytetarë e personalitete kanë mbërritur në qendrën e fëmijëve “Betania”. I pranishëm ka qenë edhe ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu i cili i ka bërë apel politikës që të marrë shembull nga harmonia fetare.

 
“Ardhja e Papës arritje dhe vlerësim shumë i madh. Është gëzim për ne. Mesazhet e tij shumë të forta mbështetur në traditat. Dhe në realitetin shqiptar për bashkëjetesën dhe tolerancën tonë fetare. Politikës i duhet ta ndjekë këtë shembull të bashkëjetesës fetare. Politika shqiptare duhet të tërhiqet , të braktisë interesat e ngushta. Për fat të keq politika shqiptare merret më shumë me paratë se me punë. Partitë politike kanë programin e tyre, por mbi të gjitha qëndron Shqipëria.”-tha ish-presidenti Alfred Moisiu. 


Dokle:Mesazhet e Papës për t’u dëgjuar, sidomos nga politika
I pranishëm në këtë qendër, ka qenë deputeti i zonës Namik Dokle, i cili ka mbërritur rreth orës 16:30 është takuar me drejtues të qendrës dhe gjithë të pranishmit aty.

Në një intervistë për A1 Report, deputeti Dokle thotë se vizita e papës është me rëndësi për t’i dhënë një mesazh të qartë politikës, për të qenë të bashkuar e jo të ndarë.
 
bubq me logo
 FOTO të tjera

“Është një ditë historike për Popullin shqiptar. Figura e Papës një figure primare në të gjithë jetën e shoqërisë së botës. Bota sot ka pare një Shqipëri ndryshe. Toleranca është një element human që duhet aplikuar në çdo sferë të jetës. Mesazhet e tij janë për t’u dëgjuar nga të gjithë, sidomos nga politika. Mesazhet e Papës për tolerancë vlejnë dhe për politikën. E ardhmja është e atyre që bashkëpunojnë, jo e atyre që luftojnë.” – u shpreh për A1 Report Namik Dokle.
 
Pranë qendrës së fëmijëve “Betania” ka edhe një prani të shumtë të forcave të sigurisë e Gardistë të Republikës.


Redaksia Onlilne
(a.h/shqiptarja.com)