Ish-prokurori i Hagës: Del Ponte
fajtore për gjyqin ndaj Haradinaj

Ish-prokurori i Hagës: Del Ponte <br />fajtore për gjyqin ndaj Haradinaj
KOSOVE - Ish-prokurori i Gjykatës të Hagës, Geoffrey Nice ka deklaruar se përgjegjësinë më të madhe në rastin e lirimit të Haradinajt e ka ish-kryeprokurorja Carla Del Ponte, e cila ka injoruar këshillat e juristëve të dëshmuar brenda Gjykatës, të cilët, paraprakisht kishin paralajmëruar se akuzës së saj i mungonin provat.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve kroate “Dnevni Avaz”, Nice ka thënë se e gjithë procedura kundër ish-komandantit të UÇK-së është një turp për gjithë zyrën e prokurorisë të Gjykatës së Hagës, so sepse është liruar por sepse e gjithë procedura që është ndjekur nuk është ashtu siç duhej ndjekur.

Sipas tij, juristë të kualifikuar edhe para se të ngrihej procedura ndaj Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij në Gjykatën e Hagës, i kanë sugjeruar kryeprokurores së atëhershme, Carla Del Ponte se nuk kishte prova dhe as dëshmi të mjaftueshme për ngritje të akuzës.

“Carla Del Ponte pas atij momenti ‘urdhëroi’ tre juristë të cilët nuk kanë përvojë si avokatë në Gjykatë, të cilët pas ngritjes së akuzës nuk kanë përfaqësuar rastin në gjykatë, në emër të prokurorisë”, ka thënë Nice.

Më tej Nice ka thënë se edhe përbrenda Gjykatës së Hagës ka pasur vërejtje të hapura të cilat i janë drejtuar Del Pontes në lidhje me mangësitë e akuzës për Haradinajn.

“Një jurist me përvojë dhe unë i patëm shkruar Del Pontes vetëm disa muaj para ngritjes së aktakuzës, duke e paralajmëruar se nuk mund të ngrinte akuzë pa konsensusin e kolegjiumit të avokatëve, i cili është një lloj testi për qëndrueshmërinë e akuzës sipas sasisë dhe forcës së provave. Kjo në fakt ishte një praktikë ndërmjet avokatëve të prokurorisë në kohën e mandatit Louise Arbour, paraardhëses së Del Pontes. Ne i patëm sqaruar që testimi i akuzës është i nevojshëm në mënyrë që t’u mundësohej avokatëve të dëshmuar që të jepnin vërejtjet e tyre. Por Del Ponte refuzoi”, ka thënë ish-prokurori i Gjykatës të Hagës, Nice.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime