TIRANE- Dy ish-zv/drejtorët e Policisë së Tiranës dhe ai i Elbasanit kanë padit në gjykatën administrative Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi.Erzen Breçani që në disa raste është përplasur personalisht me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahir dhe Gjelosh Prendi, në padinë e tyre civile, pretendojnë se urdhëri i Artan Didit, është i paligjshëm, pasi sipas tyre në rastin konkret nuk është privuar vendi i punës dhe as nuk është ndryshuar organika.
Sipas Brecanit dhe Gjeloshit, policia e Shtetit ka një numër të caktuar efektivësh policie, dhe nuk mund të largohen punonjësit e saj, me pretendimin që përdor Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi. Gjithmonë duke ju referuar dy padive civile në rastin konkret nuk ka shkurtim organik por ndryshim organik. Në fillim të muajit Shtator Erzen Breçani është transferuar me urdhër të Sajmir Tahirit, si zv.drejtor në Drejtorinë e Qarkut Dibër. Nuk ka mbushur një muaj në këtë detyrë dhe Breçani është liruar nga detyra, duke kaluar në listë pritje dispozicioni. E njëjta skemë ka ndodhur me zv-drejtorin e policisë së Elbasanit Gjelosh Prendi, i cili është larguar nga kjo detyrë, me urdhër të Didit, duke dalë në listë pritje.
Afati 15 ditor
Sipas ligjit në fuqi të Policisë së Shtetit një punonjës policie mund të qëndrojë në listë pritje, në një afat kohor prej 15 ditësh. Breçani dhe Gjeloshi kanë qëndruar 15 ditë në pritje, dhe pas përfundimit të këtij afati kohor e kanë ndjerë veten të larguar nga rradhët e policisë së Shtetit. Disa ditë më pas, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, ka nxjerë dhe urdhërin për shkarkimin e tyre duke e motivuar me faktin e shkrirjes së vendit të drejtorit të rendit dhe sigurisë publike.
Ndërprerja e rrogës
Pavarësisht se ka qëndruar në listë pritje për 15 ditë me rradhë, Erzen Breçani bën të ditur se atij i kanë hequr të drejtën e marrjes së rrogës një muaj muaj më parë. Vetë Breçani nuk është në gjëndje të tregojë motivet e këtij vendimi, por edhe këtë problematikë të hasur ai e ka ngritur në gjykatën Administrative të Tiranës.
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com