Ish-shefi i SHIK kundër koalicionit

Ish-shefi i SHIK kundër koalicionit
Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, nuk është në favor të një koalicioni të ngushtë PDK-AAK, ka thënë një burim nga PDK i afërt me Veselin, shkruan Koha.


Burimi anonima ka komentuar informatat e publikuara nga “Koha Ditore”, sipas të cilave AAK-ja është e gatshme të hyjë në koalicion me Hashim Thaçin me kusht që njerëzit e SHIK-ut të mos marrin kryesimin e PDK-së, dhe se përfshirja në strukturat udhëheqëse të PDK-së e Kadri Veselit dhe e të tjerëve që kanë punuar në SHIK, nuk është diçka që mund ta përcaktojë AAK-ja.

“Këto do ta vendosin  strukturat e PDK-së, në procesin zgjedhor që duhet të nisë shumë shpejt, këtë vjeshtë”, ka thënë burimi, duke insistuar se vetë Veseli “ende është duke u hamendur” sepse “ai do që të përfshihet në PDK vetëm nëse do të mund të ndikonte në ndryshime pozitive brenda partisë”, të cilat janë të domosdoshme, nëse PDK-ja do që të mbetet partia e parë, shton Koha duke cituar burimin anonim nga PDK.

Burimi i gazetës i ka përmendur tri arsye pse Veseli, por edhe njerëz të tjerë në zë brenda PDK-së, nuk e duan koalicionin vetëm me AAK-në, por insistojnë në një koalicion më të gjerë qeverisës edhe me LDK-në për shkak të dialogut politik dhe veriut të Kosovës.

Për Veselin e SHIK-ut, koalicioni PDK-AAK ruan imazhin e hajnisë duke e quajtur si vazhdimësi e hajnisë qeverisëse dhe trishtimit nga kthimi në kohën e pasluftës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…