Ish spiun i sigurimit të shtetit? Partia e Lirisë i ‘ndryshon’ emrin kryetarit, nga Ilir Meta e prezanton tani si Metaj
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta (Metaj) dhe njoftimi
TIRANË- Në të gjithë rrugëtimin e tij politik, ish-presidenti është njohur si Ilir Meta dhe jo Metaj (me J) siç e ka të regjistruar në gjendje civile. Dokumentet shtetërore, ish-kreu i shteti i ka firmosur po me këtë mbiemër (Meta) madje edhe ai si të tillë e quante veten “O super budallenj jam Ilir Meta”…mirëpo, kur në skenë dolën dokumente dhe u ngritën dyshime se ai ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit, ish-presidenti ka ndryshuar qëndrim.
Sot ai e quan veten Ilir MetaJ, madje edhe Partia e Lirisë e ka prezantuar kryetarin e saj me mbiemrin e parë të ish-Presidentit. Në njoftimin e publikuar nga zyra e shtypit ku njoftohet një dalje e kreut të PL-së për mediat, shihet se gjeneralitet e ish-Kreut të Shtetit janë ndryshe nga ç’është njohur gjatë gjithë karrierës së tij politike.
“Përshëndetje! Në orën 13.15 kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Metaj do të ketë një bashkëbisedim me gazetarët. Sinjali nga fibra dhe Facebook-u. Ftojmë të gjithë gazetarët”, thuhet në njoftim.
Një gjë e tillë nuk duket e rastësishme nga ish-presidenti, por si një kundërpërgjigje ndaj akuzave që kanë ardhur në drejtim të tij. Ai e ka mohuar që të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit duke akuzuar Autoritetin e Dosjeve se ka manipuluar dokumente, ndonëse këta të fundit me anë të drejtoresësh, Gentiana Sula tha se dokumentet janë autentike. Ai duket se ka gjetur një akses të një pjese të dosjes së ish-sigurimit, që e shënon me inicialet e një spiuni I.M. dhe akuzohet për spiunimin e një shoku të klasës gjatë viteve të diktaturës. Një ditë më parë, Meta (Metaj) publikoi një email anonim që ka mbërritur në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit më 25 korrik ku thotë se kaq ka mjaftuar dhe ka vënë në lëvizje Autoritetin e Dosjeve për të vërtetuar nëse ish Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Për këtë arsye, Meta bëri kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.
Njoftimi në Whats App i Partisë së Lirisë
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partia e Lirisë: Trafiku në Tiranë se qeveria çon miliona euro tendera, për rrugë që kanë nisur e s’dihet kur mbarojnë
22 Dhjetor, 13:35
-
Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto-video dhe dëshmi nga ish-të dënuar: E kam prekur dhimbjen deri në gërmën e fundit
20 Dhjetor, 17:50
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor, 16:59
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
Me emer pa emer spiuni ngelet spiun e ka te shkruar ne ball. Nuk i ben zoti derman u mbush kupa. Vetem nje gje urroj qe Cubi i gjate kete radhe ta ket serjozisht jo si ne rastin e shkarkimit. Po te ishte serjoz sot ai do ishte nje debil president i shkarkuar pa asnje lloj honorari,si nje qen rrugesh.
Përgjigju