TIRANË - Alma Delija, drejtoreshë në Drejtorinë e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave, tha dje se ka disa problematika që hasen me pritjen e personave, të cilët përfitojnë nga këstet e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit. Ndërsa, burime po nga ky dikaster shpjeguan se disa nga problematikat kryesorë që shprehin personat përfitues janë: Vonesa e miratimit të dosjeve, llogaritë bankare të përfituesve, të cilat rezultojnë të mbyllura, rradha e pagesës, dokumentet që duhet të paraqesin në mënyrë të vazhdueshme, si dhe dosjet e gjyqësorit.
Lidhur me vonesat e miratimit të dosjeve nga Ministria e Drejtësisë, burime shpjeguan se kjo nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Financave: “Ministria e Financave menaxhon fondin në moment kur dosja na vjen e miratuar me VKM-në përkatëse nga ministria përkatëse, Ministria e Drejtësisë”.
Një tjetër problematikë që hasin përfituesit janë edhe mos-kalimi i këstit në llogarinë e tyre e tyre bankare. Dhe kjo ndodh, sepse llogaritë bankare të përfituesve rezultojnë të mbyllura. “Kur llogaria është e mbyllur, lekët na kthehen prapë në fondin e shtetit”, thanë burime pranë Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, në Ministrinë e Financave. Ndërsa, për sa i përket radhës së pagesës për kategorinë e trashëgimtarëve të ish të përndjekurve, u sqarua se pagesat e këstit të dytë bazohen në pagesat e këstit të parë.
Pra, ai që ka marrë këstin e parë i pari, do marrë edhe këstin e dytë i pari. Një tjetër ankesë e qytetarëve është paraqitja e dokumenteve në mënyrë të vazhdueshme, si certifikata personale dhe numri i llogarisë bankare. Por, këto dokumente janë të nevojshme, njofton MF, pasi vërtetojnë që përfituesi është gjallë. “Gjithashtu, edhe dosjet e gjyqësorit kanë rolin e vet”, shtojnë burime.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com