Ministria e Financave ka publikuar listën e 530 ish të përndjekurve politikë të cilët do të marrin këstin e gjashtë.

Sipas këtij dikasteri, vonesat për pagesën e këstit të gjashtë kanë ndodhur për shkak se një pjesë e ish të dënuarve që janë gjallë, ende nuk kanë dorëzuar të gjitha dokumentat.

Ndërkohë Instituti i ish të Përndjekurve Politikë thotë se procesi i dëmshpërblimit po ecën me ritme të ngadalta. Burime nga ky inctitucion bëjnë me dije se dhënia e këstit të gjashtë duhet të mbyllet brenda 2016-s.

Edhe procesi i dëmshpërblimit për trashgimtarët thuajse ka ngecur në vend. Muajt e fundit një numër shumë i ulët trashgimtarësh kanë marrë këstin e parë ose të dytë.


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com