Ish të përndjekurit, çdo vit do marrin lekët 5500 persona, ja radha

Ish të përndjekurit, çdo vit do marrin lekët 5500 persona, ja radha

Ish të përndjekurit

5500 persona çdo vit do të marrin këstet nga radhët e ish të përndjekurve politik. Në programin buxhetor afatmesëm 2019-2021, parashikohet që 5500 ish të dënuar do të marrin lekët, ndërkohë që pjesa tjetër duhet të presin. Në këtë mënyrë në 2019-në, qeveria ka parshikuar të japë një fond prej 2 miliardë lek, njësoj si në 2018-në.  

Në vitin 2020-në, qeveria do të japë 2.2 miliardë lek, por përsëri numëri i përfituesve është 5500. Edhe në vitin 2021 Këshilli i Ministrave do të japë të njëtin fond për 5500 përfitues. Në total brenda 3 viteve, do të marrin lekët 16 500 ish të përndjekur politik. Radha e dëmshpërblimit do të jetë si më poshtë. Fillimisht do të marrin lekët ata që nuk kanë marrë asnjë këst dhe më pas kështu me radhë. Kjo formulë e qeverisë duket se do të zgjasë për shumë kohë procedurën për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik.

Procedura për trashëgimtarët

Por cila është procedura për trashëgimtarët?

Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave  ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive.

Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative.

Programi për pagesat e ish të përndjekurve

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 08/08/2018 15:40

    Vetëm pará duan...vetëm pará! E pse? Nqse diktatura ua ka fajin pse duhet të paguajnë fëmijët e gjeneratave te reja? Pará tu jepen kopshteve, cerdheve, martenitereve, shkollave dhe azilevebper pleq, jo ketyre. Vetëm pará duan, asgjë ti ofrojnë shtetit!

    Përgjigju
  • Populli: 08/08/2018 10:27

    Turp,turp,krim-perndiqer nje popull I tere qe shperblehen keta llumb I shoqerise Shqiptare,sikur vota e tyre ka vlere te shume fishte nga e pjeses qe persekutohet per tu paguare keta plehra!

    Përgjigju
    • populli: 08/08/2018 14:48

      ti duhet te jesh nei klysh komunisti qe ke persekutu ndonje familje ish te perndjekurish.

    • populli: 08/08/2018 14:47

      turp per ty qe flet ne kete menyre per kete shtrese. duhet te lash gojen 100 here para se te flasesh

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja