Ish të përndjekurit, kësti i
8-të, ja kur do të nisin pagesat

Ish të përndjekurit, kësti i<br />8-të, ja kur do të nisin pagesat
Në fund të muajit maj dhe në fillim të muajit qershor do të nisin pagesat e këstit të tetë, për ish të përndjekurit politik që futen te kategoritë parësore.

Burime nga Ministria e Financave dhe nga Ministria e Mirëqenies Sociale, bëjnë me dije se kësti i tetë do të jepet brenda muajit qershor. Pavarisht se nuk është mbyllur dhënia e këstit të shtatë, për shkak se disa ish të dënuar nuk kanë dorëzuar dosjet, dy ministritë thonë se do të lëvrojnë këstin e 8-të për ish të përndjekurit.

Ky fakt konfirmohet edhe nga Instituti i ish të Përndjekurve Politik. Kësti i tetë do të jepet për ata ish të dënuar që janë gjallë, por që duhet të dorëzojnë në afatin e kërkuar dokumentat. Pritet që të jenë rreth 1700 ish të dënuar që do të marrin këstin e tetë deri në muajin qershor.
 
Kësti i shtatë ende nuk është dhënë për të gjithë ish të përndjekurit politik. Kjo për faktin se një pjesë e dosjeve u mungonin dokumentat, ndërkohë që në disa raste ka qënë Ministria e Financave e cila ka refuzuar dhënien e këstit, për shkak se nuk ishin dorëzuar të gjitha dokumentat që kërkohen.

Pavarisht këtij fakti, janë rreth 200 ish të dënuar, të cilët duhet të dorëzojnë dokumentat për t’ju lëvruar më pas kësti në llogarinë bankare. Financat u bëjnë apel sërisht këtyre ish të përndjekurve politik që të kontrollojnë dosjet dhe të dorëzojnë çertifikatën që jetojnë, në mënyrë që të marrin pagesën.
 
Kategoritë që do marrin këstin e 8-të 
Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës. Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi  75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm.

Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës