Ish të përndjekurit politik që janë gjallë dhe që duhet të marrin këstin e tëtë, ende nuk u është lëvruar dëmshpërblimi në llogarinë bankare.
Pavarisht se ishte premtuar që brenda muajit qershor ish të dënuarit që futen te kategoria parësore do të marrin këstin e tetë, ndryshimi i ministrave ka sjellë edhe vonesën e procedurave.
Ndërkohë një pjesë e ish të dënuarve që përfshihen te kategoria parësore, e kanë gati dëmshpërblimin. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se janë rreth 830 ish të dënuar që do të marrin dëmshpërblimin.
Radha e pagesës
-Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës.
-Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi
75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
-Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit
nënligjor të posaçëm.
-Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga
mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
-Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të miturme hyrjen në fuqi të këtij ligji.
-Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën

Lista e plotë
/Shqiptarja.com