TIRANE- Ministria e Financave ka bërë publikë emrat e 1416 trashëgimtarëve (të parë dhe të dytë) të ish të përndjekurve të cilët u është miratuar përfitimi i dëmshpërblimit por që nuk kanë tërhequr këstin e parë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve pranë kësaj Ministrie, trashëgimtarët në fjalë nuk mund t’i tërheqin ende shumat, kryesisht për shkak të mungesave në dokumentacionin e nevojshëm. Boshllëqet në dokumentacionin e kërkuar mund të nisin nga mungesa e dokumentit të identifikimit, te mungesa e llogarisë bankare për derdhjen e shuma, apo te certifikatat personale e familjare.
/Shqiptarja.com