SHKODËR, 10 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/-Gjatë një takimi të organizuar në zyrën e shoqatës së ish të përndjekurve politikë të qarkut Shkodër, një përfaqësi e kësaj shtresë ka reaguar lidhur me mënyrën e trajtimit të kësaj shtrese nga politike, por edhe për atë të shpërndarjes së dëmshpërblimit ndaj tyre.
Zenel Drangu, kryetar i shoqatës së ish të përndjekurve politikë Shkodër, Filip Guraziu, ish i përndjekur, më herët edhe ish kryetar i bashkisë Shkodër, e tj, pjesëtarë të kësaj shoqate përcollen përpara medias kërkesat e shtresës që ato përfaqësojnë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Besim Ndregjoni, i cili në cilësinë e Presidentit të Uunionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, iu bashkua kërkesave të shtresës së bashkëvuajtësve të tij.
Ndregjoni tha se nuk mund të ketë dy standarte në demokraci, që ish komunisti të nderohet si pjesëmarrës në luften antifashiste dhe ish antikomunisti i vrarë kundra fashizmit të përbuzet.
"Duhet të zhvillohet seancë parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë për dënimin e aktivitetit kriminal të Enver Hoxhës mbi bazen e konventes kundër torturës.  Regjimi i Enver Hoxhës kishte në metoden e tij drejtuese torturen si element  të mbajtjes së pushtetit", tha Ndregjoni.
Më pas, duke iu referuar takimit të zhvilluar në qytetinn e Shkodrës, kreu i Uunionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, tha se "ne kemi ardhur këtu në kryeqëndrën e antikomunizmit shqiptar, Shkodër, për të apeluar dhe kërkuar që me këtë klasë politike që nderon xhelartin dhe përbuzë viktimen nuk mund të ndërtojmë raporte të drejta për zhvillimin normal të demokracisë."  /a.g/