Protestë, ish të përndjekurit: “25 marsi të njihet si dita e parë e revoltës komuniste”

Dhjetëra ish të përndjekur politikë të Kavajës protestuan sot përpara Kuvendit të Shqipërisë. Protestuesit kërkojnë që data 25 mars të njihet në histori si dita e revoltës kundër sistemi komunist.

Kanë kaluar plot 28 vite, që prej revoltës së parë kundër sistemit. Në kujtim të kësaj dite, por edhe për të rikujtuar kërkesat e tyre, një grup ish të përndjekurish politikë u mblodhën në protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Ish të përndjekurit politikë thonë se nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje ata do të futen në grevë.
Ish të përndjekurit u shprehën: ”Jemi  harruar nga pushteti qendror e vendor, të cilit i kemi parashtruar kërkesat e tona, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”.

Por në protestë ka edhe pjesëmarrje të rinjsh, të cilët mbështesin hapur protestuesit.Të rinjtë u shprehën: "25 marsi është dita  e parë e demokracisë dhe mbështesim protestuesit, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre".
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhep Rrugeja: 11/01/2024 20:56

    Pershendetje z te Gazetes Shqiptare.Ju shkruani qe nuk lejohen ofendime sepse nuk do ti paraqesim komentet e tyre.Komentin e personit anonim Kavajoti i cili nuk ka karakter sepse ne rralle te pare eshte anonim dhe e dyta nuk ka asnje fakt mbi ato akuza qe hedh mbi mua.Si e lejoni te hedhi balte mbi mua pa pasur asnje dokument.Ndersa komentet e mia nuk i i fshini.Kavajoti eshte nhe halabak nje njeri qe ska karakter sepse shkruan pa dokumente dhe anonim.Per mua flet dhe shkruan historia,flet dhe shkruan Ilir Rrugeja ,flet dhe shkruan Selaudin Cara i cili u percoll me mua ne Degen e Durresit dhe u lirua me mua.Flasin protogonistet e demonstrates se 25 marsit,flet nena,babai im,motra ime,flasin e shkruajne qytetaret e Kavajes,flasin dokumentet dhe populli i Kavajes.Nuk e ul moralin tim nje person anonim si Kavajoti sepse ato qe dalin anonim nuk kane karakter jane frikacake dhe te shitur.Ju qe vazhdoni te hiqni komentet e mia dhe te mbani komentet e nhe personi anonim pafashur beheni pjese e personave negative te cileve kane si qellim te shpifin mbi njerezit e ndershem gjera te paqena.E sfidoj personin anonim Kavajoti me fakte.Une jam Rexhep Rrugeja personi i pare qe jam ngritur ne stadiymin Besa me dy gishta lart ku kam therritur Liri-Demokraci,Encer-Hitler ,Poshte diktatura komuniste etj.Jsm rreztuar e torturuar ne menyren ne çnjerezore.Per me shume flasin komentet siper si dhe librat ,dokumentaret,dokumentat dhe rrefimet e protogonisteve dhe personave qe kishin ne dore ligjin .Te sfidoj o njeri pa emer ,pa karakter qe thua jam Kavajoti oor he askushi,je vetem nje hije e zeze qe kerkon te perbaltesh me anonime dhe trillime njerez te ndershem.Kur te duash dalim flasim ku te duash ti o njeri pa karakter.Rexhep Rrugeja .Lagja Nr 4 Sharre Kavaje.Nr cel 0697673403.

    Përgjigju
  • Rexhep Rrugeja: 12/02/2023 18:21

    Datë 24.01.2023. Imer Ramazan Xhafa Unë i nënshkruari Imer Xhafa i biri i Ramazanit dhe i Lahes i lindur në fshatin Zikxhafaj Kavajë , banues në qytetin e Kavajës ,pencionist, i identifikuar me leternjoftim Nr 034711132 deklaroj në përgjithsinë time se shtetasi Rexhep Rrugeja i biri i Ganiut dhe i Hyrmetes i datlindjes 08.08.1965.lindur dhe banues ne Kavajë me datën 25 mars 1990 përplasjen e parë e ka krijuar me mua te porta kryesore e stadiumit të 20 përballë tribunës qendrore.Luante ,Besa -Partizani.Në vitin 1990 unë Imer Xhafa kam qenë punonjës i Rajonit policorë të qytetit të Kavajës .Me 25 Mars të vitit 1990 unë kam qenë në shërbim te porta kryesore e stadiumit Besa. Rexhep Rrugeja vjen me disa shokë të tij dhe me dy gishta të ngritura lart thërret "Liri- Demokraci",Poshtë diktatura komuniste, etj.Hape portën se do futemi brenda.Unë i thash Rexhepit:"Portën nuk e hap se nuk ka më vende dhe ik se do maresh vetën në qafë etj.Pas debatit unë ia hapa portën për të mos krijuar konflikte me qytetarët e mijë kavajës dhe më pas u vendosa me shërbim te pista e fushës të 20 përballë stadiumit .Pista e fushës ishte e mbushur me forca të shumta policore të ardhur nga Durrësi e Tirana .Në pistën e fushës ishte dhe një kameraman.Që në fillim të ndeshjes shoh sipër hekurave rrethues te 20 çet, banorin e lagjes sime Rexhep Rrugejën me të cilin kisha debatuar para disa minutave .Rexhepi me dy gishtat e ngritur lart thërriste me zë të lartë "Liri -Demokraci" ,"Poshtë diktatura komuniste" ,"Enver -Hitler" etj.Kameramani filloi të filmonte Rexhepin .Disa shokë të Rexhepit e godasin kameramanin me gurë.Rexhepi here pas here shfaqej te hekurat rrethues të pistes së fushës me dy gishtat e ngritur lart duke thërritur me zë të lartë "Liri -Demokraci" etj ,kameramani filmonte Rexhepin .Thirrjëve të Rexhepit iu bashkuan dhe shokët e tij .Unë për të shmangur konfliktin disa herë kam ndërhyrë te kameramani duke e shtyrë tutje kameramanin.Pas përplasjes trup më trup midis grupit të Rexhepit me sambistët u bënë dhe arrestime.U arrestua Rexhep Rrugeja ,vëllai i tij Iliri dhe dy të rinj të tjerë.Arrestimi i Rexhepit me të vëllanë Ilirin bëri të mundur një demonstrim mbarë popullorë .I gjith populli i Kavajës u mblodh nga qendra e derim te shtëpia e Ganiut duke iu gjendur pranë familjes Rrugeja.Për 5-6 ditë me radhë familja Rrugeja priti mbarë popullin e Kavajës, pasi në Kavaja ishte hapur fjala se djemtë e Ganiut kanë vdekur nën tortura.Unë me urdhër të eprorit tim kam marë babain e dy vëllezërve Rrugeja Ganiun dhe e kam dërguar në Degën e Durrësit për të parë djemtë.Rexhep Rrugeja është "ZËRI I PARË NË SHQIPËRI ".Ai është torturuar në mënyrën më çnjerëzore gjë të ciilin e kam parë vetë pas torturave në koridorin e policisë ku ishte i gjakosur ,fytyra ishte e mbuluar e tëra me gjak .Sot Rexhep Gani Rrugeja gjendet i pa punë, i lënë në harresë në shumë aspekte të jetës . Deklaruesi Imer Ramazan Xhafa.

    Përgjigju
  • Rexhep Rrugeja: 09/02/2023 04:05

    Datë 08.02.2023. Ismet Ibrahim Merkja.PISHTARË I DEMOKRACISË. Unë i nënshkruari Ismet Merkja i biri i Ibrahimit dhe i Fiqiretës lindur në Kavajë dhe banues në Kavajë i identifikuar me letërnjoftim 037011933 i datlindjes 13.01.1957 deklaroj në përgithsinë time se shtetasi Rexhep Gani Rrugeja i datlindjes 08.08.1965,lindur dhe banues në Kavajë është Zëri i Parë në Shqipëri ku me 25 mars 1990 në stadiumin Besa të Kavajës lëshoi i pari thirrjet Liri -Demokraci . Të flasësh për ngjarjet e levizjes demokratike të vitit 1990 në Kavajë duhen netë të tëra pasi ato janë akoma në kujtesën dhe në mendjen e çdo kavajësi që i ka përjetuar ato ditë të vështira.Por këtë rrëfim unë do tia dedikoj shkurtimisht Z Rexhep Gani Rrugeja ,i cili ishte personi i parë që u ngrit i pari me dy gishta lart duke thërritur Liri -Demokraci ,Enver -Hitler ,Poshtë diktatura komuniste etj me 25 Mars të vitit 1990 në stadiumin Besa të Kavajës me ndeshjen Besa -Partizani.Edhe unë si shumë qytetarë të tjerë kavajës me 25 mars 1990 u futa në stadiumin Besa të Kavajës te njëzeçet përballë tribunës qendrore. Atë ditë stadiumi i Besës ishte mbushur si asnjëherë tjetër me spektatorë, por dhe pista e stadiumit të Besës ishte mbushur plot me sambistë,policë dhe njerëz të lartë të partisë të ardhur nga Durrësi e Tirana.Pranë meje ndodheshin kalecë të armatosur të cilët binin në sy të çdo kavajësi ,pasi Kavaja është një vend i vogël dhe jabanxhiu bie në sy menjëherë.Te kalecat shihej qartë arma e tyre të cilën e mbanin anësh xhaketave të zbërthyera.Rexhep Rrugeja bashkë me vëllanë e tij Ilirin ishte dy tre shkallë poshtë meje .Sapo loja filloi Rexhep Rrugeja ngrihet i pari te hekurat rrethues të pistës së stadiumit me dy gishta lart duke thërritur: Liri -Demokraci ,Enver -Hitler ,Poshtë diktatura komuniste.Në pistën e fushës ishte kameramani i cili filloi të filmonte Rexhep Rrugejën.Rexhepi ngrihej herë pas here sipër hekurave rrethues me dy gishta lart duke thërritur Liri -Demokraci etj.Kameranani vazhdonte të filmonte Rexhepin, por kamera e tij hidhej here pas here dhe nga ne. Policia thërret në ato çaste Rexhep Rrugejën për arrestim.Por Rexhepi nuk i bindet.Sambistët futen në shkallët e stadiumit si bishat e egra për të arrestuar Rexhep Gani Rrugejën .Ato çaste filloi një përleshje trup më trup midis sambistëve dhe grupit të cilët mbështesnin Rexhepin.Për këtë demonstratë arrestohen dy vëllezërit Rrugeja ,Rexhepi dhe Iliri si dhe dy të rinj të tjerë.Për lirimin e dy vëllezërve Rrugeja u zhvilluan dy demonstrata ,një demonstratë me 26 mars 1990 ku djemtë e Kavajës sulmuan policinë për lirimin e tyre si dhe demonstrata e 29 marsit 1990 ku mbarë populli i Kavajës u mblodh si një trup i vetëm duke përkrahur familjen e Gani Rrugejës pasi në Kavajë ishte hapur fjala se njëri nga djemtë e Ganiut ka vdekur nën tortura dhe djali tjetër është në gjendje të rëndë nga torturat çnjerëzore që kishte marë nga xhelatët e kuq.Njerëzit e lartë të partisë për të normalizuar gjendjen dërgojnë babain Ganiun bashkë me disa kushërinj të tij që të shikonin djemtë në Degën e Durrësit.Edhe unë si shumë qytetarë të tjerë të Kavajës ,por duke e pasur dhe koleg Rexhepin në sportin burrërorë të mundjes shkova për ti dhënë kurajo familjes së Gani Rrugejës .Kur Ganiu mbërriti në Kavajë unë e pyeta Ganiun se si ishte gjendja e dy djemve të tij.Por dhe persona të shumtë të turmës së madhe të popullit e pyesnin Ganiun për gjendjen e dy fëmijëve të tij.Ganiu na tha:"Ilirin e pash me sytë e mijë brenda në Degën e Durrësit, ndërsa për Rexhepin shefi i Degës së Durrësit Ilir Çanaj më tha që do ta lirojmë në darkë".Njerëzit nuk e besonin Ganiun ,por pak e nga pak turma e madhe e popullit të Kavajës filloi të largohej.Kur Rexhepi u lirua me kusht unë i shkova Rexhepit në shtëpi .Shtëpia e Rexhepit ishte mbushur plot me qytetarë të Kavajës.Aty unë vura re se ai ishte mjaft i tronditur. Unë e pyeta se si ishin sjellë kriminelët me të.Rexhepi më tregoi kurrizin të cilin e kishte vula - vula dhe me tha që nofullën me zor e lëviz dhe ushqimin me zor e përtyp ,ndërsa te kyçet e duarve vura re që Rexhepit i ishte bërë një rreth i thellë.Por pushteti diktatorial edhe pse ishte në grafmat e fundit nuk donte tia dinte,ata e thërrisnin Rexhepin në gjykim të lirë ,por dhe në Komitetin e Partisë te Kryetari i asaj kohe Agron Tafa si dhe në rajonin e policisë së Kavajës.Jeta e Rexhepit u bë e zezë ,por ai nuk u përkul asnjëherë.Sot që u fitua liria Rexhep Gani Rrugeja ,Zëri i Parë në Shqipëri i cili u dekurua i fundit nga Këshilli Bashkiak i Kavajës, këto ditë e gjetën më të persekutuar .Rexhep Gani Rrugeja është nismëtarë i parë i Lëvizjes Demokratike në Shqipëri,"ZËRI I PARË NË SHQIPËRI", por Rexhepi ka qenë dhe një mundës i fortë ku sportin burrërorë të mundjes e ka filluar në një moshë të njomë.Rexhepi ka ardhur i pari në mundje nga moshatarët e tij dhe në moshën 15 vjeçare është aktivizuar me ekipin e parë të rriturve të mundjes Klasike të Besës së Kavajës.Ka marë pjesë në kampionatet e zhvilluara në Kukës në moshën 15 vjeç dhe në Lezhë po në moshën 15 vjeç, më pas kaloi në mundjen e Lirë.Rexhep Gani Rrugeja është një atdhetarë i vërtetë gjë të cilën e ka treguar me veprat e tija si në kulturë ,sport, humanizëm etj. Ai është i thjeshtë ,punëtorë, familjarë i rregullt ,i dashur me shokët dhe miqtë e tij dhe një humanitarë i madh .Rexhepi kritikon dhe proteston pa parti gjithmonë të keqen .Ky është demokrati dhe atdhetari Rexhep Gani Rrugeja .Personi që thërriti i pari Liri -Demokraci dhe sot eshtë lënë në harresë. Deklaruesi :Ismet Ibrahim Merkja.

    Përgjigju
  • Hyrmete Rrugeja.: 30/01/2023 11:46

    Sqarim.Shkurtimisht po sqaroj Lexuesin.Nuk e kuptoj personin anonim me emrin Kavajoti per genjeshtrat e tij te cilat janë të pa bazuar ne fakte.Une jam nena e Rexhepit dhe Ilirit .Rexhepi eshte djali i madh i imi.Ai ka therritur i pari Liri -Demokraci.Kete ma ka deshmuar sambisti Halit Mabrisi kur e takova me burri tim qe te me falte djalin e vogel Ilirin.Ai na tha?Çpun kishte djali juaj Iliri me ne qe na goditi,ne kishim pune me Rexhepin ai shau ne stadium qeverin ne ate kerkojme.Ne nuk folem me dhe u larguam. Shaqir Hasalliu e arrestoi djalin e madh Rexhepin ne shtepi ne pranin time dhe burrit tim.Rexhepi eshte torturuar ne menyren me çnjerezore. Kur eshte liruar djalit tim Rexhepit i rridhnin veshet gjak. Ne kyçet e duarve ishte formuar nje rreth i thelle,turpi ishte mbuluar me fasho. Rexhepi eshte arrestuar dhe dy here te tjera dhe eshte mare ne gjykim te lire nga Kristaq Andoni,nga hetues dhe nga Agron Tafa. Te dy femijet e mij u arrestuan dhe u torturuan ne menyren me çnjerezore. Persino pa emer Kavajoti eshte i pabesuar. Per Rexhepin flasin faktet deshmitare okulare qe nga police,gjykates e derim te familjaret e tij e te shoket e tij.Per Rexhepin flet historia dhe populli i Kavajes. Me rsspekte per lexuesin Hyrmete Rrugeja nena e dy vellezerve Rrugeja,Rexhepit dhe Ilirit.

    Përgjigju
  • Rexhep Rrugeja: 22/01/2023 17:23

    Turp te keni qe me keni ber bllok .Nuk kam ofenduar asnje person .Kur vendoset shkrimi im dhe vidjo ime duhet qe ti lejoni shkrimet e mija .Nese nuk mi lejoni shkrimet e mija duhet qe ta hekni shkrimin tim .Sepse ju nuk me lejoni qe une te perballem me njerez anonim te paftyre te lejuar nga adminet tuaj.Rexhep Rrugeja Kavaje.

    Përgjigju
  • Rexhep Rrugeja: 12/01/2023 02:24

    z pa emer me pseodonimin Kavajoti,meqenese nuk keni emer jeni dhe i pafytyre.Burrat shfaqen me emer dhe jo anonim.Eshte per te qeshur kur thua se Rexhep Rrugeja ishte i dehur dhe nuk u arrestua.Hahaha po flet nje person i shtyre nga xhelozia.Per mua z pa emer flasin faktet, historia dhe populli i Kavajes.Un jam zeri i pare ne Shqiperi ku me 25 Mars 1990 kam therritur me dy gishta lart "Liri Demokraci".Jam arrestuar nga i plotfuqishmi i lagjes Shaqir Hasalliu ne prani te prinderve te mijë.Pasi jam torturuar ne menyren me çnjerzore nga Zv ministri i brendshem Zylyfar Ramizi,Sazan Tara dhe sigurimsa te tjere ku gjaku me rridhte nga veshet e ne te gjithe pjeset e trupit jam parcjell ne degen e Durresit bashke me Selaudin Caren.Ne birucat e Durresit me kane rene tre here te fiket nga torturat çnjerezore.Jam liruar bashke me Saluadin Caren nga kryetari i gjykates Kavaje Kristaq Andoni.Me pas jam mare ne gjykim te lire si dhe ne pyetje nga sekretari i pare i komitetit te partise Agron Tafa i cili me ka kercenuar duke me thene : Armik ! Mos i ngre me dy gishtat se do ti pres ! Ul koken e puno se te piu e zeza ! etj kercenime.Unë jam arrestuar dhe dy here te tjera dhe jam jo vetem zeri i pare ne Shqiperi por kàm kontrìbute të mëdha te fushave të ndryshme nga viti 1990 e derim në ditet e sotme 2023 per qytetin tim dhe atdheun tim .Sado qe ti mundohesh te hedhesh vrere mbi te verteten marali im ngrihet akoma me lart nga njerez te vegjel dhe te paditur e te paftyre si ti.Historia flitet me fakte dhe un shkurtimisht ti shkruajta ato.Të sfidoj me fakte ,jo vetem ty por cilindo qe kerkon te godas padrejtesisht figuren time te paster.Une jam mbajtur dhe mbahem te historija ime te veprat e mija .Vepra eshte ajo qe e nderon njeriun .Ndersa thashathemet dhe fjalet prapa shpine dhe shkrimet me emra anonim i shkruajne vetem frikacaket,ata qe meren me dallavere ,ngatarrestaret,xhelozet.Lexoj shkrimet e mija ,librat e mije jane me vula e firma e me rrefime ku ne fund rrefyesit kane firmosur .Ne to protogoniste te ndryshem qe nga vellai im Iliri ,Selaudini e me radhe e derim te policet Shaqir Hasalliu ,Ymer Xhafa e te gjyqtaret Kristaq Andoni etj të cilēt tregojne qarte per thirrjet e para te mijat ne stadiumin Besa te Kavajes,arrestimin tim etj . Te sfidoj ne çdo debat ,ku te duash ti.Numri i cel tim eshte:0697673403.Rexhep Rrugeja .Lagja Nr4 Kavaje.

    Përgjigju
  • Rexhep Rrugeja: 06/01/2023 06:11

    z pa emer dhe i pafytyre.Burrat shfaqen me emer dhe jo anonim.Eshte per te qeshur kur thua se Rexhep Rrugeja ishte i dehur dhe nuk u arrestua.Hahaha po flet nje person i shtyre nga xhelozia.Per mua flasin faktet, historia dhe populli i Kavajes.Un jam zeri i pare ne Shqiperi ku me 25 Mars 1990 kam therritur me dy gishta lart "Liri Demokraci".Jam arrestuar nga i plotfuqishmi i lagjes Shaqir Hasalliu ne prani te prinderve te mi.Pasi jam torturuar ne menyren me çnjerzore nga Zv ministri i brendshem Zylyfar Ramizi,Sazan Tara dhe sigurimsa te tjere ku gjaku me rridhte nga veshet e ne te gjithe pjeset e trupit jam parcjell ne degen e Durresit bashke me Selaudin Caren.Ne birucat e Durresit me kane rene tre here te fiket nga torturat çnjerezore.Jam liruar bashke me Saluadin Caren nga kryetari i gjykates Kavaje Kristaq Andoni.Me pas jam mare ne gjykim te lire nga kryetari i gjykates Kavaje Kristaq Andoni ,gjyqtari Pluton Bilibashi si dhe jam mare ne pyetje ne prani te drejtorit tim Sali Vogli nga sekretari i pare i komitetit te partise Agron Tafa i cili me ka kercenuar duke me thene : Armik ! Mos i ngre me dy gishtat se do ti pres ! Ul koken e puno se te piu e zeza ! etj kercenime.Te zyra e Agron Tafës me ka shoqeruar shoferi i Uzines se Gozhdë Bulonave ku une punoja Çet Llulla. Sado qe ti mundohesh te hedhesh vrere mbi te verteten morali im ngrihet akoma me lart nga njerez te vegjel dhe te paditur si ti.Historia flitet me fakte dhe un shkurtimisht ti shkruajta ato.Une dispinoj dokumente me fakte reale,dhe nuk merem me fjalë boshe.Fytyra e nje personi anonim tregon qarte se sa i peshtire eshte ai ne shoqeri.Te sfidoj me fakte.

    Përgjigju
  • REXHEP RRUGEJA KAVAJ: 01/04/2018 09:51

    Protesta eshte e shoqates 25 marsi 1990 revolta e pare kunder sistemit diktatorial Kavaje e cila u mbeshtet nga disa ish te perndjekur politik dhe disa te rinj te qytetit te kavajes.Kjo shoqat protestoi kunder politikes diktatoriale 28 vjeçarepara parlamentit Shqiptar,kunder shtemberimit te historise,kunder korrupsionit,kunder droges,per mirqenjen e popullit Shqiptar ku u permenden pencionet e ulta,perkrahja sociale qesharake,braktisja e femijewve jetim,ish te perndjekurit te lene ne harres,ish pronaret e tokave qe jane sorollatur nga njera gjykat ne tjetren,per 25 marsin qe te njihet si dita e Kavajes e tjera probleme madhore qe ka vendi yne,.Per keto u ngrit ne protest kjo shoqate.Posahte politika 28 vjeçare e cila e çoi vendin ne skamje e ne nje diktature ku e ngatrroi popullin dhe e vrau me njeri tjetrin.E gjith politika Shqiptare jane udhehequr e udhehiqen nga mesimet e Enverit.poshte politika 28 vjeçare komuniste diktatoriale Shqiptare.Rexhep Rrugeja Kavaje.

    Përgjigju
    • KAVAJOTI: 11/03/2020 17:58

      PER SQARIME SHIKUESIN DHE KOMENTUESI SA PER VELLAIN ILIRI BEHET E GJITHE HISTORIA AI E VUAJTI DHE I DOLI VDEKJA DHE U TORTURA NE STADIUMIN BESA E KAVAJES NGJARJA E 25MARSIT 1990 BERI DHE BURG KURSE I VLLAI I ILIRIT REXHEPI ISHTE I DEHUR DHE NUK KISHTE TE BONTE FARE ME PROTESTEN E STADIUMIT POR MBAHET TEK HISTORIA E VELLAI ILIRI AI ISHTE ORGANIZATORI KURSE REXHEPI AS NUK ESHTE ARRESTUAR DHE NUK KA TE BEJ ME NGJARJEN.FALIMINDERIT NGA GRUPI I DJEMVE DEMOKRAT KAVAJES.

  • REXHEP RRUGEJA KAVAJ: 01/04/2018 09:51

    Protesta eshte e shoqates 25 marsi 1990 revolta e pare kunder sistemit diktatorial Kavaje e cila u mbeshtet nga disa ish te perndjekur politik dhe disa te rinj te qytetit te kavajes.Kjo shoqat protestoi kunder politikes diktatoriale 28 vjeçarepara parlamentit Shqiptar,kunder shtemberimit te historise,kunder korrupsionit,kunder droges,per mirqenjen e popullit Shqiptar ku u permenden pencionet e ulta,perkrahja sociale qesharake,braktisja e femijewve jetim,ish te perndjekurit te lene ne harres,ish pronaret e tokave qe jane sorollatur nga njera gjykat ne tjetren,per 25 marsin qe te njihet si dita e Kavajes e tjera probleme madhore qe ka vendi yne,.Per keto u ngrit ne protest kjo shoqate.Posahte politika 28 vjeçare e cila e çoi vendin ne skamje e ne nje diktature ku e ngatrroi popullin dhe e vrau me njeri tjetrin.E gjith politika Shqiptare jane udhehequr e udhehiqen nga mesimet e Enverit.poshte politika 28 vjeçare komuniste diktatoriale Shqiptare.Rexhep Rrugeja Kavaje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja