Ish-të përndjekurit politikë, qeverisë
Rama: Të dekorohet Lirak Bejko

Ish-të përndjekurit politikë, qeverisë<br />Rama: Të dekorohet Lirak Bejko
TIRANE - Ish-të burgosurit politik nga vendi ku zhvilluan rreth 1 vit më parë grevën e urisë i kanë parashtruar disa kërkesa qeverisë Rama. “Kemi shumë besim dhe shpresojmë që qeveria aktuale që do të vijë dhe ka marrë votëbesimin, ku ka pasur dhe kontribut nga shtresa e të përndjekurve politik, do të marrë në konsideratë problemet e të burgosurve politik të cilët i ka vënë në programin e saj.

Pika e parë e kërkesës është dekorimi i Lirak Bejkos. Ata që u ngujuan në grevën e urisë shtator-tetor 2012 të përfitojnë të parët shumën totale të vuajtjes së dominimit”, tha kreu i ish-të burgosurve politikë Skënder Tufa. Ai ka kërkuar të zhdëmtohen së pari të burgosurit politik që janë gjallë, si dhe të bëhet strehimi, punësimi, arsimi dhe trajtimi mjekësor-ligjor i specializuar e falas.

“Të ndërtohen qendra rehabilitimi, të ligjërohet ligji i lustracionit, tu jepet një pension i unifikuar me atë të pleqërisë, mbështetur në kohën e vuajtjes së dënimit, të shpërblehemi me 25 euro për ditë burgu. Do kërkojmë statusin e të burgosurve politik. Tu jepen paratë atyre që i kanë dorëzuar dokumentat me vonesë, në administratë të punësohen 2 % nga shtresa e të burgosurve politik”, u shpreh Tufa.

Lajmi u përditësua


Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit