Ish-të përndjekurit të lidhur me
zinxhirë, protestë para Kuvendit

Të lidhur me zinxhirë. Kështu e ka kanë konceptuar ish-të burgosurit politikë protestën e radhës kundër qeverisë në lidhje me dëmshpërblimet e munguara ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.

Në studion e A1REPORT! ka qenë i ftuar Skënder Tufa i cili ka bërë thirrje qeverisë të veprojë tani në likuidim e kësteve të 150 ish-të burgosurve, në të kundërt protestat do të vijojnë.

Gjashtë ish-të përndjekur janë lidhur me zinxhirë para portës hyrëse të Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar që kryeparlamentarja Jozefina Topalli të vendosë në rend të ditës çështjen e dëmshpërblimit të tyre për vitet e burgut të kryera në kohën e regjimit komunist.

Protesta paqësore zgjati për rreth gjysmë ore derisa u bë i mundur shoqërimi i tyre në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ish-të përndjekurit kanë protestuar para Kuvendit të Shqipërisë teksa pritej, që sot të zhvillohet seanca për zëvendësimin e anëtarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Muho kërkesë kjo e bërë nga Partia Demokratike.

Pas disa orësh të mbajtur në Polici ish-të përndjekurit janë liruar duke i dhënë fund kështu protestës së radhës në kërkim të dëmshpërblimit për vitet e burgut.


TUFA NE A1REPORT!: DO NGREME ZERIN TONE NE MENYRE PAQESORE

Ora 11.00:Të ftuar në studion e A1 REPORT! Skënder Tufa dhe një prej protestuesve folën për protestën e zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë duke theksuar se “nuk presim asnjë minutë, 150 të burgosur nuk kanë marrë ende asnjë këst për vitet e vuajtjes së burgut” duke shtuar se koha nuk pret për të shlyer vuajtjet, që kanë përjetuar.

Ai deklaroi nga studio se sot protesta ka mbaruar, ka qenë paqësore, por “ bëjmë apel qeverisë për të kthyer sytë nga ne”.

Tufa përmendi edhe emërimin e Visar Zhitit si ministër i Kulturës në kabinetin qeveritar duke thënë se “është njeri i nderuar, por s’ka lidhje me ne dhe interest tona”. Ai tha se protesta dhe zëri I tyre është përshëndetur nga gjithë Shqipëria dhe të përndjkurit.

Tufa tha se “ këto janë lojërat, që po bën Saliu, për të vjedhur votat” duke bërë apel qytetarëve “reagoni nga këto poshtërsi”.

Tufa sqaroi se ai ka depozituar edhe një kërkesë tek avokati i Popullit Igli Totozani drejtuar Burgajt ku ka kërkuar, që ata të mos ndiqen më nëpër aktivitet ku marrin pjesë.

Përsa i përket kësteve të dhëna ai tha se pas vdekjes së Lirak Bejkos “na është dhënë kësti i dytë tallës” duke parajmëruar protesta të tjera para Kryeministrisë dhe Kuvendit.

BRACE PER A1REPORT!: POLICIA I MORI ME DHUNE ZVARRE DHE LARGOI MEDIAT

Ora 10.20: Pas shoqërimit të ish-të përndjekurve politikë në Polici para Kuvendit ka folur për kamerën e A1REPORT! deputeti socialist Erjon Braçe i cili konstatoi se gjatë kohës, që ndodhi shoqërimi me dhunë mediat janë larguar për të mos e pasqyruar këtë ngjarje. Ai tha se “ Ata mund të protestojnë ku të duan”.


ISH-TE BURGOSURIT LIDHEN ME ZINXHIRE: DUAM DEMSHPERBLIM

Ora 10.00: Ish-të burgosurit politikë janë lidhur me zinxhirë para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë në shenjë proteste kundër mungesës së dëmshpërblimit për vitet e burgut të kryera në kohën e regjimit komunist.

Të kryesuar nga kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, Skënder Tufa, 6 prej tyre të cilët janë “vetëburgosur” në shenjë proteste, i kërkojnë kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli që të vendosë në rendin e ditës cështjen e dëmshpërblimit të tyre.

Gjashtë ish-të përndjekurit janë ende të lidhur me zinxhirë, pasi çelësat për hapjen e tyre i ka Skëndr Tufa, organizatori i protestës.


proteste

(Ish-të përndjekurit të lidhur me zinxhirë duke protestuar)

Redaksia Online
(ad.ti/Gre.M/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve