Ish – trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë Josip Kuzhe ka rezultuar se është një nga debitorët më të mëdhenj në Kroaci. Pas publikimit që ka bërë Ministria e Financave në faqen e saj në interent, Kuzhe rezulton se nuk ka paguar asnjë taskë.

Kuzhe nuk i paguante shtetit prej shumë vitesh asnjë taksë, pavarësisht se në vendet ku ka punuar është paguar me shuma mjaft të mëdha. Josip Kuzhe është nën akuzën e evazionit fiskal. Kroati në drejtim të ekip kombëtar të Shqipërisë ishte për dy vite, por nuk arriti të lërë gjurmë duke u larguar ashtu si të gjithë trajnerët e huaj.

(d.b/shqiptarja.com)