Ish-ushtarakët, nis falja e debive
ja sa lekë do t’ju kthehen

Ish-ushtarakët, nis falja e debive<br />ja sa lekë do t’ju kthehen
Duke filluar nga data 1 nëntor ish ushtarkavë do t’ju rikthehen lekët që u janë mbajtur nga pensioni nga viti 2010. Vendimi më i ri i qeveirsë përcakton afatet se kur Instituti i Sigurimeve Shoqërore do t’ju kthejë lekët ish ushtarakëve, që kanë qënë debitorë.

Nga nëntori 2016 deri në maj 2017 pritet që të jetë priudha që kjo kategori do të marri lekët. Janë më shumë se 5 mijë persona të cilët do të rimarrin lekët, që u janë mbajtur nga pensioni. Përgjatë 5 viteve ish ushtarakëve u është mbajtur një pjesë e pensionit, pas një vendimi të ish qeverisë “Berisha”, por këto lekë do t’ju rikthehen.

Vendimi i plotë i qeverisë
Shuma e detyrimeve të falura, sipas gjendjes deri më 31.5.2016, të evidentohet veç për çdo person debitor, sipas numrit dhe kodit informatik të përfitimit, të nënshkruhet nga nëpunësi autorizues dhe nëpunësi zbatues i njësisë shpenzuese dhe të jepet evidentim dhe evadim i debitorit në dokumentet kontabile, si dhe në sistemin informatik të përfitimeve të sistemit të sigurimeve shoqërore.

Brenda pesë muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ISSH-ja të evidentojë në kartela të veçanta financiare shumat e detyrimeve të paguara nga personat përfitues, në harkun kohor dhjetor 2010 deri më 30.4.2016, duke bërë shpalljen e kreditorëve dhe të njoftojë personat e interesuar. Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016 - maj 2017. 

Evidentimi i detyrimeve të paguara të bëhet në mënyrë analitike, duke shënuar në “Kartelën financiare për kthimin e detyrimeve të falura me ligjin nr.46/2016”, këstet e detyrimeve të mbajtura, sipas muajve, këstet dhe periudhat e kthimit të shumave kreditore të shpallura, si dhe pagesat faktike, sipas datës së kryerjes së tyre. “Kartela financiare” përcaktohet si dokument financiar i veçantë, me afat ruajtjeje të përhershme dhe nënshkruhet nga hartuesit, punonjësi zbatues dhe punonjësi autorizues i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, të cilët janë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e saj.

Rregullshmëria e shpalljes së shumave kreditore dhe e likuidimit të tyre në favor të përfituesve janë objekt i veçantë auditimi nga auditi i brendshëm i ISSH-së.
Brenda muajit tetor 2016, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dërgon pranë strukturave përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme listat emërore të përditësuara të personave, të cilëve duhet t’iu plotësohet dokumentacioni, si dhe, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, sh.a., bën njoftimet individuale.
Strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda muajit tetor 2016, njoftojnë Institutin e Sigurimeve Shoqërore për rastet e personave për të cilët nuk disponojnë dokumente, duke përcaktuar edhe shkakun e mungesës së tyre.

Për personat e përcaktuar në nenin 4, të ligjit nr.46/2016, përfitimi individual në zbatim të dispozitave të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar me ligjin nr.10367, datë 23.12.2010, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr.5, datë 10.11.2010”, rillogaritet me datë fillimi nga data 1.6.2016, duke mos përllogaritur diferencat që rrjedhin nga rillogaritja sipas dispozitave të sipërshënuara, të cilat i përkasin periudhës 1.7.2009 deri më 1.6.2016.

Efektet financiare për kthimin e shumave të detyrimeve të paguara nga përfituesit, të cilat përllogariten në shumën 369 milionë lekë, ndahen për pagesë: 180 milionë lekë në vitin 2016 dhe 189 milionë lekë në vitin 2017. Shuma e fondeve të përcaktuara për vitin 2016 përballohet nga fondi i miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqerore, ndërsa shuma e fondeve të vitit 2017 të parashikohet në buxhetin e sigurimeve shoqërore të vitit 2017.

Debitorë
Ish-ushtarakëve ndër vite u është ndryshuar pensioni. Por më i rëndësishmi ishte vendimi i ish- qeverisë “Berisha” e cila në vitin 2010-të, nxorri një akt normativ për t’u rillogaritur pensionin ish-ushtarakëve, nëpërmjet një formule të re.

Por kjo rillogaritje u ulte pensionin ish-ushtarakëve dhe sipas atij akti normative, ata shpallesh debitorë dhe duhet të kthenin paratë. Në pamundësi për t’i paguar njëherë, u vendos që ish-ushtarakëve do t’ju mbahej një pjesë e pensionit. Deri më sot ish-ushtarakët kanë paguar debitë dhe qeveria “Rama” merr përsipër t’u falë pjesën e mbetur. Gjatë periudhës nga viti 2010 deri në shkurt 2015, janë shlyer 368,5 milionë lekë. Në këtë numër personash dhe vlerë debitore ka edhe raste, të cilat nuk janë debitorë nga rillogaritja, por kanë rezultuar të tillë për faktin se janë konstatuar të kenë qenë të punësuar apo vetëpunësuar dhe ndërkohë kanë deklaruar fakte jo të vërteta.

Të kësaj natyre janë evidentuar mbi 466 persona që kanë një vlerë debie nga 400 mijë deri në 2028 mijë lekë secili, të cilat janë në proces likujdimi.
 
Gjendja e debitorëve sipas masës së pensionit konstatohet si më poshtë vijon:
Deri 25 mijë lekë 934 persona
25-50 mijë lekë 668 persona
50-100 mijë lekë 862 persona
100-150 mijë lekë 609 persona
150-200 mijë lekë 466 persona
200-250 mijë lekë 512 persona
250-300 mijë lekë 426 persona
300-350 mijë lekë 272 persona
350-400 mijë lekë 210 persona
Mbi 400 mijë lekë 466 persona

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur